LAJMI I FUNDIT:

Thënie të urta nga India: Shtëpi do të thotë grua!

Thënie të urta nga India: Shtëpi do të thotë grua!

• Të paditurit blejnë libra, të diturit i lexojnë; të pasurit blejnë kuaj, të mençurit i kalërojnë.

• Vetëm gungaçi e di si të shtrihet rehat.


• Vetëm një kërbaç kalit të mirë, vetëm një fjalë njeriut të mençëm.

• Vlerën e pasurisë e kuptojmë kur e fitojmë, ndërsa të shoqërisë kur e humbasim.

• Yjet nuk druajnë se mund të duken xixëllonja.

• Zakonet e vjetra janë këmisha hekuri.

• Si të jetë mësuesi, do të jetë nxënësi.

• S’ndahet uji sado ta godasësh me shkop.

• Shiu i lotëve është i nevojshëm për të vjelë frytet e dijes.

• Shpifja mbijeton tej vdekjes.

• Shtëpia e mendjemadhit zakonisht është bosh.

• Shtëpi do të thotë grua.

• Tempulli bie mbi atë që shkon të lutet.

• Shtëpisë së përfunduar nuk i shtohet simetria.

• Të gjithë janë gati të ndajnë sukseset e dikujt, asnjeri fatkeqësitë e të tjerëve.

• Trishtimi që dikush ndjen për padijen e vet është si një gëzim prej qielli.

• Rrjeta e keqe me njëmijë vrima e gjen defektin në shportë.

• Sado i vogël gjarpri, godite me shkop të madh.

• Sado i zoti të jesh për të peshkuar kokrrizat e rërës, nuk do të mund të vesh në peshore një zemër.

• Sado lart të fluturojë zogu, s’bëhet fajkua.

• Sado të shumta gjarpërimet e një lumi, të gjitha derdhen në det.

• S’e sheh kallamin në syrin e vet, por sheh fijen e kashtës në syrin e tjetrit.

• Sikur njerëzit ta njihnin imtësisht sendin që lakmojnë, do ta lakmonin më pak.

• Sikurse rrobat e rënda që pengojnë lëvizjen e trupit, po ashtu edhe pasuria në para pengon lëvizjen e shpirtit.

• Paraja e shikuar në ëndërr s’shërben për pazar.

• Paraja është shpata që ndan miqtë e pandarë.

• Pas beteje të gjithë bëhen trima.

• Peshku i madh edhe halat i ka të mira.

• Për lirinë gjykohet vetëm sipas shkallës së lirisë së të varfërve.

• Për njeriun e mirë e gjithë bota është miqësore.

• Pikëllimi i madh është memec.

• Po e hodhe një grusht me gurë, së paku njëri do të godasë.

• Po hoqe gur pas guri, rrafshohet edhe mali.

• Po u mblodhën shumë insekte bashkë, mund të vrasin edhe një gjarpër. /EO/