LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e sigurisë nëpër shkolla është alarmante, kërkohen masa më të ashpra (Video)

Gjendja e sigurisë nëpër shkolla është alarmante, kërkohen masa më të ashpra (Video)

Rastet e therjes me thikë brenda hapësirave të institucioneve shkollore, ka nxitur reagime të shumta, madje gjendja e sigurisë po konsiderohet alarmante. Për këtë po kërkohet një angazhim shtesë i pedagogëve e drejtuesve të shkollave.

Dy rastet e therjes me thikë brenda pak ditësh në institucionet edukativo-arsimore, kanë nxitur reagime të shumta. Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami, thotë se duhet të merren masa më të ashpra brenda shkollave pasi këto raste sipas tij tregojnë për një gjendje alarmante.

“Duhet urgjentisht të bëhet një strategji se si të parandalohen rastet e dhunës, përdorimi i drogave pastaj rastet e sulmeve me thikë. Duhet që sa më parë të ndërmerret diçka në këtë drejtim…”, tha për RTV Dukagjinin, Avni Islami.


Ndërkaq Petrit Tahiri nga Qendra e Edukimit, KEC,  thotë se legjislacioni në fuqi parasheh kontrolle sistematike nëpër shkolla, mirëpo sipas tij fajet janë tek drejtuesit e këtyre institucioneve që kanë ngecur në zbatimin e këtyre të fundit.

“Në platformën për siguri në shkolla, parashihet edhe një mekanizëm në nivel komune, që të mbikëqyr shkollat se deri në çfarë veprime po i zbatojnë këto obligime”, deklaroi Petrit Tahiri.

Raste të tilla janë vështirë të kontrollueshme thotë drejtori i shkollës së ekonomisë në Prishtinë Jahë Sahiti. Sahiti nuk e mohon faktin që nxënësit mes vete krijojnë konflikte. Megjithatë shton se po bëhet gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur nën kontroll.

“Nga brendësia është vështirë të evitohen problemet aty për aty. Por, kur ne e dimë që ka ngacmime mes nxënësve ne gjithmonë u dalim në ndihmë, konsultohemi me ta, i thërrasim edhe prindërit, nëse është e nevojshme thërrasim edhe policinë civile dhe largojmë problemet”, tha Jahë Sahiti.

Pas këtyre dy rasteve ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka kërkuar angazhim më të madh veçanërisht nga pedagogët, duke shtuar se pedagogjia nuk është vetëm ligjërim e notim, po ashtu një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nga drejtorët e mësimdhënësit.

Rasti I fundit i therjes me thikë ishte e disa të rinjve brenda hapësirës së shkollës së bujqësisë, duke lënduar rëndë njërin prej tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori