LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë
Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 503 pacientë, prej të cilëve 259 janë të konfirmuar me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur SHSKUK, përmes një përgjigje dërguar Telegrafit ku sipas raportit 24-orësh, 5 nga pacientët janë me respirator, 14 me metodën CPAP dhe 329 me oksigjen.

Në QKUK dhe klinikat e saj janë të hospitalizuar gjithsej 198 pacientë, prej të cilëve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë 125, të konfirmuar negativ janë 39, kurse ende të pakonfirmuar janë 34.


Nga këta pacientë, në respirator janë 3, me metodën CPAP janë 6 kurse me oksigjen janë 132.

Nëpër spitalet rajonale janë duke u trajtuar gjithsej 205 pacientë, prej të cilëve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë 134, të konfirmuar negativ janë 103 kurse të pakonfirmuar janë 68.

Në spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 69 pacientë, në atë të Gjakovës janë 49, në spitalin e Pejës janë 75, në Ferizaj 39, në Gjilan 29, ndërsa në Vushtrri 17, e në Mitrovicë janë 30 pacientë.

Nga këto shifra, në respirator janë duke u trajtuar 2 pacientë, me metodën CPAP janë 8 ndërkaq me oksigjen janë 197.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47,79 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,795.

Ndërkaq, sipas njoftimit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Brenda 24 orëve shërohen 431 persona nga COVID-19
Lexo po ashtu Brenda 24 orëve shërohen 431 persona nga COVID-19

Tutje në njoftim thuhet se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj. /Telegrafi/