LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person në një pyll në Skenderaj

Gjendet i vdekur një person në një pyll në Skenderaj
Foto: Arkiv

Një person është gjetur i vdekur në një pyll në Skenderaj.

Policia njofton se dëshmitari mashkull kosovar në pyll kishte gjetur viktimën mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.


Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/