LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Rahovec

Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Rahovec
Foto: Ilustrim

Një femër në shtëpinë e saj dhe në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:50 në rrugën “Sheh Ilmi Maliqi”, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


“Raportohet se në shtëpinë e saj në rrethana të pa njohura ka vdekur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/