LAJMI I FUNDIT:

Gjen 10.000 dollarë në kutinë e biskotave të blera

Gjen 10.000 dollarë në kutinë e biskotave të blera

Kutia e biskotave të cilën e ka blerë Debra Rogoff në dyqan të Kalifornisë ka përmbajtur, në vend të keksëve, zarfin me 10.000 dollarë amerikanë.

“Menduam me vete. Këto janë paratë e dikujt. Kurrë nuk do të ndjeheshim mirë po që se do të fillonim t’i shpenzonim”, ka deklaruar ajo.

Familja e Debra Rogoff, në vend se të filloi t’i shpenzojë paratë e gjetura, ia ka dorëzuar zarfin policisë.

Disa ditë më vonë, policisë i janë lajmëruar shefat e dyqanit ku janë blerë biskotat të cilët kanë thënë se u është lajmëruar një plakë e shastisur e cila gabimisht e ka kthyer kutinë e keksëve së bashku me të gjitha kursimet e saj jetësore.


Ajo, gjoja, kishte humbur besimin në bankën e saj dhe kishte vlerësuar se kursimet e saja do të ishin më të sigurta në kutinë e keksëve.