LAJMI I FUNDIT:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë raportuar 28.352 raste të reja dhe 827 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë raportuar 28.352 raste të reja dhe 827 viktima

Në Itali u regjistruan sot 28 352 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri ditor i viktimave është 827.

Aktualisht, numri i rasteve pozitive pësoi një rëni me 7 952, ndërkohë që ai i të shëruarve arriti në 35 467.


Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv pësoi rënie për të dytën ditë radhazi, nga 3 846 dje në 3 782, me një rënie prej 64 njësi.

Gjithashtu në rënie, për të katërtën ditë radhazi, edhe numri i të shtruarve në pavijonët COVID, nga 34 038 dje në 33 684, me një rënie prej 354 njësi.