LAJMI I FUNDIT:

Gjashtëdhjetë biznese të grave bashkohen në panair

Gjashtëdhjetë biznese të grave bashkohen në panair

​Institucionet e shtetit janë të përkushtuara që me programe të ndryshme të përkrahin fuqizimin gruas në ndërmarrësi, ndonëse ka disa barriera për këtë kategori. Kjo u bë me dije me rastin e hapjes së panairit “Gratë në biznes 2015” në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gratë që merren me punë dore janë heroina të këtij biznesi.

Bajrami shtoi se janë në përpjekje për krijimin e masave favorizuese aty ku është e ligjshme dhe aty ku është e mundshme që t’i favorizojnë gratë në biznes të cilat edhe kanë barriera.


“Ne jemi duke u munduar që të krijojmë politika favorizuese për gratë ndërmarrëse dhe organizimi i këtij panairi në fakt është komplet në linjë me qëllimet strategjike të Republikës së Kosovës. Ne e dimë që ju keni barriera, mirëpo këto barriera duhet që t’i kalojmë së bashku…”, tha ministrja Bajrami.

Ajo tha se kanë disa programe për fuqizimin dhe favorizimin e grua në biznes, dhe sipas saj, pritet që shumë shpejt të ratifikohet në Kuvend, ligji për Fondin për Garanci kreditore, i cili në masë të madhe do t’i adresoi një nga barrierat kryesore të grave në biznes që është qasja ë financa.

Kurse, Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i cili ishte i pranishëm në këtë panair tha se panairi është një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve të grave në Kosovë që janë me tepër vlerë.

“Unë ndjehem shumë i befasuar nga gama e gjerë e prodhimeve, nga cilësia dhe mendoj se ky do të jetë burim i madh jo vetëm për tregun vendor por ed he në eksport. Janë punime, prodhime me tepër vlerë”, tha ambasadori Minxhozi.

Gjyle Berisha, përfaqësuese e biznesit “Sallahu” nga Qyshku i Pejës e cila po merr pjesë me prodhimet e saja në këtë panair tha se me këtë veprimtari merret që nga mosha e re. Ajo tha se prodhimet e saja nga veku për qilima dhe punë dore kanë interesim të madh nga qytetarët e Kosovë dhe ata nga diaspora.

“Ne jemi për çdo panair dhe ndahemi të kënaqur sepse kalojmë mirë. Ka shitje, ka interesim nga diaspora, Kosova dhe produktet tona si për qilima, për veshje, për çorapë e për të gjitha meqë tash jemi në prag të dimrit”, tha Berisha.

Zëvendësdrejtoresha e OJQ “Gratë në Biznes” Majlinda Mazelliu, tha se organizimi i këtyre panaireve për gratë në biznes ka rëndësi të madhe, po kërkoi nga institucionet e shtetit që për këtë kategori të krijohen kushte favorizuese. Ajo tha se në panair po marrin pjesë mbi 60 biznese të grave dhe do të jetë i hapur tri ditë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori