LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur nga granatimet ruse në një qytet lindor të Ukrainës

Gjashtë të vdekur nga granatimet ruse në një qytet lindor të Ukrainës

Gjashtë persona janë vrarë nga bombardimet ruse të qytetit Toretsk në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit gjetën pesë trupa në rrënojat e një shtëpie, derisa një person tjetër vdiq në spital, shtojnë ata.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në lindje, ndonëse Rusia po avancon ngadalë.


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka urdhëruar gjeneralët të fokusohen në shkatërrimin e raketave dhe armëve të artilerisë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes tha se armët po përdoreshin për të bombarduar zonat e banuara të Ukrainës lindore nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia, dhe për t’i vënë zjarrin fushave të grurit dhe kullave silosi të ruajtjes së grurit.

Ministria tha gjithashtu se një sulm raketor rus të dielën në fshatin Donetsk të Kostiantynivka kishte vrarë deri në 250 mercenarë që luftonin në anën ukrainase, si dhe kishte shkatërruar 19 automjete ushtarake.

Pretendimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Në javët e fundit, SHBA-ja ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë, duke përfshirë me Sisteme Raketore të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) të drejtuara me saktësi, për të cilat Kievi thotë se kanë filluar të bëjnë ndryshim në fushën e betejës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori