LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë pozicionet që duhet t’i përforcojë Arsenali për t’u rikthyer në top katërshe

Gjashtë pozicionet që duhet t’i përforcojë Arsenali për t’u rikthyer në top katërshe
Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas një sezoni katastrofal të zhvilluar në Ligën Premier dhe humbjen në finale të Ligës së Evropës nga Chelsea, Arsenali po shpreson që në këtë afat t’i bëjë disa transferime.

Duke përfunduar në vendin e pestë në ligën angleze dhe mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin e tretë, është një katastrofë për Gunners.

Por, skuadra londineze nuk i ka vetëm këto probleme, pasi në këtë afat kalimtar veror do t’i ketë vetëm 50 milionë euro në dispozicion për lojtarë të rinj.


Arsenalit do i duhet t’i përforcojë gjashtë pozita në mënyrë që të përfundojnë në sezonin e ri në top katërshe:

Një partner në mbrojtje për Sead Kolasinac

Arsenali thuhet se është duke tentuar ta transferojë mbrojtësin e Saint-Etienne, William Saliba. Marrëveshja thuhet se do të jetë afër, andaj ai pritet ta mbështesë boshnjaku në mbrojtje. Në listë është edhe anëtari i Brightonit, Lewis Dunk.

Dy mbrojtës krahu

Hector Bellrin është duke vuajtur nga lëndimet e shpeshta, andaj skuadra londineze po shpreson që ta transferojë një zëvendësues për të.

Arsenali po ashtu shpreson ta transferojë edhe një zëvendësues për Stephan Lichtsteinerin që u largua në muajin e kaluar. Topçinjtë po tentojnë ta transferojnë Kieran Tierneyn nga Celticu. Një tjetër emër në listën e tyre është edhe Thomas Meunier i Paris Saint-Germain.

Një zëvendësues për Aaron Ramseyn

Mesfushori uellsian e kompletoi transferimin te Juvetnusi në fillim të këtij viti, derisa Arsenali po kërkon ta gjejë një zëvendësues për të.

Skuadra nga Veriu i Londrës po shpreson që në këtë afat kalimtar ta transferojë Dani Ceballos nga Real Madridi.

Një numër dhjetë në fushë

Siç duket është koha që Mesut Ozil të largohet nga Emirates Stadium, derisa forma e tij ka filluar të bie ndër vite. James Madison shihet si zëvendësues ideal i mesfushorit gjerman, duke parë edhe moshën e re që ka.

Një anësor natyral

Alex Iwobi është i vetmi anësor natyral në skuadër, mirëpo forma e tij lë shumë për të dëshiruar. Gunners janë duke tentuar ta transferojë Yannis Carrascon, derisa në listën e tyre është edhe Ryan Fraser i Bournemouthit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Formula 1
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Premier League
Kalo në kategori