LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Personat që janë në “listën e zezë” të SHBA-ve nuk duhet të jenë bartës të funksioneve publike

Gërkovska: Personat që janë në “listën e zezë” të SHBA-ve nuk duhet të jenë bartës të funksioneve publike

Zv.skryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, thotë se personat që janë futur në listën e zezë në SHBA nuk duhet të jenë në poste publike apo të jenë kandidatë për pozita publike. Ajo theksoi se kjo masë ka për qëllim rritjen e besimit tek institucionet.

“Kam dhënë një iniciativë, të cilën qeveria e pranoi, për ndryshimin e ligjit për masat kufizuese, e cila do të rrisë shtrirjen e masave kufizuese dhe do t’i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit dhe ramë dakord me organin koordinues të përbërë nga disa institucione të shtohen edhe kërcënimet si veprime kundër shtetit. Trupi koordinues ka përgatitur tashmë një projektpropozim për ligjin. Ministria e Punëve të Jashtme si ministri amë duhet ta përgatisë dhe ta propozojë Qeverisë që ta shqyrtojë dhe pastaj të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Grkovska.

Në këtë mënyrë, siç sqaroi ajo, lehtësohet procesi që ata persona të cilët SHBA-ja do t’i vendosë në listën e sanksioneve, të procedohen në legjislacionin në RMV.


“Po shtojmë edhe Mbretërinë e Bashkuar, e cila deri më tani ishte e përfshirë në sanksionet e vendosura nga BE. Por duke qenë se nuk është më anëtare e BE-së, menduam se duhet shtuar. Gjithashtu besojmë se duhet të ketë pasoja shtesë në kuptimin që ata që futen në listën e sanksioneve, të mos jenë kandidatë për poste publike apo të mbajnë poste publike. Do të jetë një masë që synon rritjen e besimit të institucioneve. Nuk duhet të lejojmë që personat që janë vendosur në listën e sanksioneve të sillen në vendin tonë sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe jo vetëm ata persona, por edhe institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të sillen sikur të mos kishte asnjë indikacion”, tha Grkovska.

Ajo shprespn se me këtë hap sistemi do të jetë më efikas dhe më i lehtë në funksionim dhe do të rritet përgjegjësia e zyrtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori