Gërkovska: Ende ka mjaftueshëm kohë që rastet e PSP-së të procesohen dhe të përfundojnë në procedurë efikase dhe juridike

“Kjo është lëndë e cila pesë vite zhvillohej në labirintet gjyqësore, edhe më shumë Apeli në mënyrë të paarsyeshme e mbante nëntë muaj dhe ishim të vetëdijshëm se është afër rrezikut nga viti i kaluar kur ka ndodhur vendimi i Apelit”, deklaroi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në lidhje me vendimin e gjykatës dje për ndalimin e procedurës penale për përgjime të jashtëligjshme – rasti “Shënjestra-Fortesa”, për vjetërsimin e veprave të tjera penale që dalin nga ndryshimi i Kodit Penal dhe për besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor.
Gërkovska në një deklaratë për mediat tha se ka shprehur rezervë kur në seancën e Qeverisë janë propozuar ndryshimet e Kodit Penal pikërisht për shkak të pasojave të tilla, siç tha, “pasoja të mundshme nga miratimi i zgjidhjeve të tilla”.
“E kam shprehur edhe më parë zhgënjimin tim për përllogaritjen e sistemit të drejtësisë dhe joefikasitetin e tij. Nëse ju kujtohet, reagimi im ishte mjaft i mprehtë atëherë, si rezultat i të cilit u procedua për përcaktimin e përgjegjësisë së dy gjykatësve që u konstatua se e kishin mbajtur në mënyrë të pajustifikuar këtë çështje për nëntë muaj. Për shkak të sjelljes së tillë të sistemit gjyqësor, për fat të keq, kemi qenë dëshmitarë edhe në mars të këtij viti, rasti i të njëjtit person ka skaduar kur një gjykatës e ka shtyrë seancën e radhës, disa ditë pas datës kur skadon lënda për të njëjtin person”, tha Gërkovska para fillimit të një tryeze të rrumbullakët në të cilën u prezantua analizë “Përmbledhje e kuadrit ligjor dhe praktikës në emërimin e drejtorëve dhe udhëheqësve: sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”.
Ajo vlerëson se ende ka mjaftueshëm kohë, edhe pas shumë viteve, rastet nga Prokuroria Speciale Publike të procesohen dhe të përfundojnë në procedurë efikase dhe juridike.
“Apeloj në përgjegjësinë e organeve të drejtësisë sepse ka ende kohë të mjaftueshme pas kaq vitesh që lëndët nga Prokuroria Speciale Publike të procedohen dhe përfundojnë në një procedurë efikase dhe të drejtë dhe që organet e drejtësisë të tregojnë se ata gjykojnë ekskluzivisht sipas ligjit, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Siç e kam thënë kohë më parë, e po e përsëris edhe tani – të mos silleni si politikanë më të mëdhenj se politikanë”, tha zëvendëskryeministri.
Theksoi se ishin ndërmarrë aktivitete konkrete “që të tejkalohen procese të caktuara” për shkak të të cilave është besimi i ulët në gjyqësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës