Gënjeshtarë a të pavullnetshëm?
Në histori të politikës, deri me tani zakonisht kemi dy kategori politikanësh: të mirët dhe të këqijtë. Të mirë janë ata të cilët mbrojnë interesin qytetar duke punuar për të mirën e vendit e të popullit, që nuk marrin vendime të padrejta dhe në kundërshtim me interesat nacionale, që janë mbi të gjitha të vullnetshëm për të qeverisur drejt me vendin përkatës dhe që nuk e gënjejnë popullin e tyre vetëm sa për të përmbushur synimet dhe aspiratat e tyre personale e grupore, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë pozitat që kanë. Ndërsa, politikanë të këqij gjithsesi janë ata që nuk e pyesin popullin, që e gënjejnë atë, që nuk e mbrojnë vendin, por vetëm interesin e tyre personale, partiakë e klanorë, që janë të papërgjegjshëm e jotransparentë duke marrë vendime të pamenduara mirë të cilat pastaj do të ishin në dëm të vendit e të qytetarit.
Sigurisht, nga titulli mund ta keni të qartë se për kë po bëhet fjalë nga ajo që është shtruar në formë të pyetjes. Pa dyshim, është fjala për këta që në saje të vjedhjes masive të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare aksidentalisht dhe për fatin tonë të keq po udhëheqin me shtetin e Kosovës.
Në politikë gjërat nuk duhet të nisin zhurmshëm ngase realizimi i projektit të caktuar mund të mos e ketë efektin e dëshiruar, pikërisht ngase ishte bërë shumë zhurmë e madhe paraprakisht. Në fjalorin politik thuhet se kjo pastaj kthehet në boomerang. Politikanë të mençur e të cilët vërtet kanë vullnetin e duhur që ta mbrojnë vendin dhe interesat e qytetarëve, janë ata të cilët kanë strategji të qartë veprimi, taktikë të maturisë së thjeshtë politike dhe largpamësi për ta përfunduar suksesshëm atë që ka nisur tashmë. Qeveria e Kosovës aq shumë reklamohej, aq shume bënte zhurmë, aq shumë shpenzonte fjalë e humbte kohë vetëm e vetëm që të dukej se njëmend është duke u angazhuar që veriun e vendit pas 25 korrikut po tentonte ta kthejë në normalitet, ose në të kundërtën do të ishte e pakuptimtë të vazhdojmë të themi që sovranitetin e kemi të paprekshëm.
Kjo që po ndodh me veriun e Mitrovicës, nuk është gjë tjetër pos një lojë e radhës që politikanët servilë e të shantazhuar të Qeverisë së Kosovës me në krye Hashim Thaçin po e luajnë karshi vullnetit dhe interesave nacionale e qytetare të vendin tonë. Është krijuar disi bindja në opinionin e gjerë nga këta politikanë se problemi i Mitrovicës na qenka vështirë i zgjidhshëm dhe se u dashka shumë kohë e gjatë për këtë. Zgjidhja mbase nisi më 25 korrik të këtij viti, por duke qenë se pikërisht këtyre u mungoi vullneti, zmbrapsja u pa menjëherë të nesërmen kur u vendos që nga atje të tërhiqen njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Kjo mbase u vërtetua që na paska qenë një aksion nga ana e Qeverisë vetëm spektakular e asgjë më tepër.
Në një nga shkrimet e mia të mëhershme, pata shkruar që ndërhyrjen më 25 korrik Hashim Thaçi e kishte bërë për vete, duke menduar se do ta rriste imazhin e tij të një politikani të suksesshëm që realisht nuk e kishte as më parë. Masa e reciprocitetit të vendosura nga ana e Qeveris së Kosovës për t’u ndaluar mallrat e Serbisë në vendin tonë, derisa tonat nuk po hynin andej, ishte hapi i parë pozitiv, mbase edhe për shtrirjen e sovranitetit. Për 40 ditë sa zgjati kjo masë, prodhuesit vendorë filluan menjëherë të këndellen, duke rritë numrin e punëtorëve e duke shtuar prodhimin ngase ishte rritur dukshëm kërkesa nga ana e konsumatorëve për konsumim të produkteve vendore. Por, sikur për inat, Edita Tahiri me rekomandime edhe të Thaçit, duke gënjyer që është arritur marrëveshja për kalim reciprok të mallrave nga të dyja shtetet, vendosën ta heqin këtë masë pas vetëm 40 dite, për të ngelur me gishta në gojë prodhuesit vendorë.
Pra, mallrat serbe vërshuan menjëherë tregun tonë, ndërsa ato pak mallra që po tentonin të hynin nga Kosova për në Serbi nuk po lejoheshin fillimisht, ndërsa më vonë duke paguar para ekstra te strukturat paralele për ta kaluar kufirin.
Para pak ditësh, rezultati në numrin e hyrje-daljeve të kamionëve ishte: 5587 nga Serbia në Kosovë, ndërsa vetëm 47 nga Kosova për në Serbi. E, nëse e përkthejmë në të holla, sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Kosovës, del që Serbia ka importuar hiç më pak se 44 milionë e 645 mijë euro. Ndërsa nga Kosova për në Serbi ishin hiç më shumë se 343 mijë euro. Kjo tregon më së miri se çfarë politikanë kemi sot në krye të shtetit.
Qeveria e Kosovës, në mungesë të ideve konkrete për zgjidhjen e problemit të veriut, e nga mosvullneti që ta mbrojë prodhuesin vendor duke ndihmuar kështu ngritjen e mirëqenies sociale, u shmang në Prishtinë duke u marrë me deklarata boshe, me konferenca shtypi e intervista nëpër televizione, duke u zgërdhirë në to, pa thënë asgjë të rëndësishme, përveç asaj frazës së famshme të Hashim Thaçit se “Nuk do të ketë kthim prapa”.
Pra, përveç kësaj zgjidhja konkrete për veriun po mungon edhe më tutje. Nuk është në rregull të themi në Prishtinë se jemi të pavarur, derisa Mitrovica vazhdon të jetë e ndarë dhe e barrikaduar plotësisht nga struktura paralele, ilegale e kriminale të Serbisë. Dhe, ky është një realitet. Tashmë nuk është problemi nëse veriu është i ndarë sepse është e ditur kjo, por do të ishte e rëndësishme ta dinim nëse Qeveria e Hashim Thaçit që po krekoset aq shumë ka zgjidhje konkrete, ose ka politikë integruese për këtë pjesë. Të thuhet e të deklarohet vazhdimisht se veriu i Kosovës do të integrohet, mendoj se nuk mjafton.
Kryeministri Thaçi dhe Qeveria që ai drejton ose le të japin zgjidhje që do të ishte e dukshme, ose lë të ikin nga aty. Ndryshe, nëse jo më herët pa dyshim që në zgjedhjet e ardhshme do të largohen, ngase populli do t’i ndëshkojë me mosdhënie të votës. Personalisht mendoj që me politikat e tyre të deritanishme, këta udhëheqës të shtetit pa dyshim bëjnë pjesë në grupin e politikanëve të këqij, për faktin se janë gënjeshtarë, të pafuqishëm e të pavullnetshëm që ta mbrojnë qytetarin dhe vendin e tyre. Prandaj, sa më shpejt që të largohen nga skena politike, aq më mirë e më lirshëm do të frymonte Kosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?