LAJMI I FUNDIT:

Gençovska: Problematik ngelet fakti që propozimi francez njeh gjuhën maqedone si “të pastër” dhe jo dialekt të bullgarishtes

Gençovska: Problematik ngelet fakti që propozimi francez njeh gjuhën maqedone si “të pastër” dhe jo dialekt të bullgarishtes

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë është e pakënaqur që në Kornizën negociatore është specifikuar gjuha “e pastër” maqedonase dhe se Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe protokollet nuk janë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska e konsideron problematike faktin që Maqedonia e Veriut ka marrë një gjuhë maqedonase të “pastër” në Kornizën Negociatore, në vend të dialektit bullgar, por propozimin francez e konsideron si diçka për të cilën as nuk mund të shpresonte deri vetëm 6 muaj më parë, ka deklaruan ajo për mediumet bullgare.

Më 23 qershor të këtij viti, para Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska duhej të paraqiste qëndrimin e institucionit që e përfaqëson lidhur me propozimin francez dhe votimin e ardhshëm në Kuvend.


Prezantimi i Gençovskës u ndërpre pasi shumica e deputetëve vendosën se Komisioni nuk ka nevojë të diskutojë propozimin.

Një ditë më vonë, Kuvendi i Sofjes miratoi propozimin francez.

Ndër dokumentet zyrtare që Gençovska i dorëzoi Komisionit ishin Protokolli i Komisionit Ndërqeveritar Maqedono-Bullgar, Raporti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe propozimi francez për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në raportin, të cilin Gençovska nuk e prezantoi deri në fund, theksohen të mirat dhe të këqijat e propozimit francez nga pikëpamja bullgare.

Ndër pikat kyçe në Raport është ajo për Protokollet e famshme, të cilat autoritetet maqedonase ende refuzojnë t’i tregojnë publikut vendas.

Protokollet zbatohen në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, e cila tani është e përcaktuar edhe në Kornizën Negociuese, në versionin e ri duke zbutur kërkesat bullgare ndaj Maqedonisë, ndryshe nga ai i mëparshmi në të cilin kishte një referencë të drejtpërdrejtë për problematikat bullgare.