LAJMI I FUNDIT:

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Ish-deputeti, Gani Geci ka deklaruar se ka hetuar gjatë vitit 2009-2010-2011 terroristin serb, Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin për burimin e financimit të grupeve të ndryshme kriminale.

Geci deklaroi në TV Dukagjini se ai personalisht ishte ftuar nga amerikanët, pasi që ishte në detyrë si Kryetar i Komisionit për Agjensionin e Kosovës për Inteligjencë, ka filluar hetimet për Radoiçiqin dhe Veselinoviqin dhe duke shkuar edhe deri tek pika 1 dhe 31 në veriun e vendit.

“E kemi fillu hetimin e Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radojqiqit”.


Ai ka treguar se mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë “antena e Valës 900”.

Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Lexo po ashtu Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci deklaroi se gjatë hetimeve të tij ai ishte i veshur me uniform të ushtrisë amerikane, e ‘normalisht’ me leje speciale për shfrytëzimin e tyre.

“Në vitin 2009-2010-2011 kemi filluar hetimin për Milan Radoiçin dhe  Veselinoviqit me amerikan. Unë si ndihmës i tyre dhe KFOR-i amerikan i Bondsteelit. Unë si Kryetar i Komisionit Për AKI. Kemi filluar hetimin e Zvanko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit. Mbi shtëpinë  e Veselinoviqit ka qenë antena e VALA 900,  e ka dërguar Telekomi i Kosovës. Kanë filluar hetimin e antenave të Valës. Isha me uniform amerikane dhe e kam thirr Halil Baranin, dhe e kam pyetur për kah po i marrin financat. Nga po financohen grupet kriminale. Kam veshur uniformat amerikane deri në pikën 31. Kemi punuar për financimin e tyre e ato kanë ardhur nga shqiptarët tanë”, deklaroi Geci.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori