Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Besa Gaxherri dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Fitore Pacolli janë përplasur në Kuvendin e Kosovës për një propozim për blerjen e maskave në vlerë prej tre milionë euro, për mbrotjen ndaj COVID-19.
Gaxherri tha se në vend që të bëhet blerja e tyre, më mirë të punësohen 300 mjek.
Ajo dha një ide se si mundet secili qytetarë të qep maska vet në shtëpi, në mënyrë që të kursehet buxheti i shtetit.
”Njëri nga deputetët ka propozuar që tre milionë euro me ble maska. Në këtë kohë të vështirë pandemie, ne mund të qepim maska në shpi. Me këto tre milionë ne mund të punësojmë 300 punëtorë shëndetësorë. Maskat secila grua dhe burrë t’i qepim dhe t’i përdorim”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, menjëherë ka reaguar deputetja Pacolli e cila e pyeti Gaxherrin se ku e ka marrë maskën të cilën e ka vendosur sot, përcjell Telegrafi.
“Ku e ke marr maskën që e ke vendos sot? E ke marr tek Kuvendi i Kosovës që ka ofruar maska pa pagesë, e po ke të drejtë që ta ngresh zërin”, i tha ajo.
Ndërsa, Gaxherri iu kundërpërgjigj duke i thënë që ajo i ka disa maska, prej të cilave ka edhe të tilla që i ka qepur vet.
“I kam nga dy tri maska shumë përdorimshe në shtëpi. Pusho dhe mësohu të mësosh gjërat elementare siç është replika. Kosova është në një gjendje të rëndë ekonomike. Kur Gjermania ka qenë në krizë të rëndë ekonomike sa vite kanë ngrënë vetëm patate, e ne nuk mund të qepim një maskë. A është më urgjente me iu dhënë një tender një prodhuesi vendor, a më e rëndësishme të punësojmë 300 mjekë”, ka thënë Gaxherri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës