LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Të shikohen aspektet ligjore për vonesën e PAN-it

Gashi: Të shikohen aspektet ligjore për vonesën e PAN-it

Arben Gashi nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) ka thënë sot se situata e krijuar pas ndërprerjes së sotme të seancës konstituiv shtyn LAA që të veprojë sipas rrethanave të reja konstituive ligjore.

Ai në një deklarim për media tha se qëndrimi i LDK-së është se duhet të votohen nënkryetarët e Kuvendit dhe të shikohen aspektet ligjore për vonesën e koalicionit PAN.

“Sjellja e PDK-së me aleatë është një sjellje bllokuese. LDK po shqyrton mundësitë alternative për të pa si mund të zgjidhet kjo situatë. Ne po shqyrtojmë seriozisht procedimin në Kuvend në mungesë të PAN-it. Ne duhet të shohim mundësinë e vazhdimit të seancës duke zgjedh nënkryetarët e Kuvendit derisa PDK të jetë e gatshme të vijë në Kuvend. Po shqyrtojmë mundësitë ligjore lidhur me këtë gjë.  Rrethanat janë që duhet të krijojmë një gjendje të re”, ka thënë Gashi.


Duke iu referuar ultimatumit të kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, Gashi ka thënë se LDK-ja është e interesuar që zgjidhja të bëhet më shpejt se sa 10 ditë.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Kalo në kategori