Gazetari i BIRN-it Kreshnik Gashi ka folur rreth “luftës” në distancë mes kryeministrit Albin Kurti dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ky ping- pongu mes prokurorisë dhe qeverisë po duket jo i sinqertë ka thënë ai.
“Qeveria ish dashtë me kanë e gatshme që çdo informacion që e ka për korrupsionin me dërgue në prokurori ose të paktën edhe prokuroria me qenë e gatshme me shku me marr atje ku është, pra ta kemi parasysh në këtë rast kemi të bëjmë me një intervistim të dëshmitarit i cili nëse i rekomandon prokurorisë që e ka një ambient më të sigurt ku po do me fol, le të shkon prokuroria le të merr”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kjo situatë është duke u shfrytëzuar për të arsyetuar dështimin e të dyja palëve në trajtimin e elementit kryesor e që është luftimi i korrupsionit ka thënë Gashi.
“Edhe Qeveria e Kosovës edhe Prokuroria Speciale janë fajtorë kolektiv për luftimin e korrupsionit në vendin tonë”, ka thënë Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai tutje ka thënë se qeveria ka dështuar sa i përket ndërmarrjes së hapave strategjik në luftimin e korrupsionit.
“Kosova tash hyn në vitin e tretë që nuk ka strategji të miratuar kundër korrupsionit. Kjo qeveri ka dështu me hartu një dokument strategjik me të cilin trajtohet dhe luftohet korrupsioni”.
Gashi tutje ka thënë se strategjia ish dashtë të bëjë një riformatim të të gjithë mekanizmave sa i përket luftimit të korrupsionit në vend përveç prokurorisë së shtetit. Qeveria nuk ka arritur me zhvillu një sistem të mirë të inspektorateve ka thënë tutje ai.
“Kjo qeveri ka ardh në pushtet duke premtu vetingun në polici, doganë, ATK dhe inspektorate, asnjëra prej këtyre veprimeve nuk janë bë dhe sot na e kemi një polici e cila nuk është e përfshirë në luftën kundër korrupsionit, mirëpo është një polici e cila lufton në mënyrë retroaktive aferat e korrupsionit”, ka thënë ai ndër të tjera duke shtuar se edhe nga kjo qeveri është treguar një kontinuitet “në emërimin e militantëve politik në pozicionet udhëheqëse të ndërmarrjeve publike dhe të ndërmarrjeve shoqërore të cilat i kemi”.
Qeveria ka shumë për të fshehur sa i përket luftimit të korrupsionit duke kritikuar prokurorinë pasi që ajo “vazhdimisht është umbrell e lehtë për me kritiku për mungesë të performacës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës