Ai ka deklaruar se janë afro 300 qytetarë serbë që marrin pagë ditore.
“Kemi vërejtur se në veri faktikisht janë duke i paguar me mjete financiare. I paguajnë që të qëndrojnë të barrikaduar nga 50 euro në ditë”, tha ai për Klan Kosova.
Sipas tij, janë grupe të caktuara në Serbi ato që bëjnë një financim të tillë.
“50 euro dita sipas hulumtimit tonë në terren. I paguajnë grupe të caktuara nga Serbia i paguajnë qytetarët. Shihet qartë se është një financim serioz për me mbajt popullin në tension. Lista Serbe nuk e ka pasur përkrahjen e lartë për shkak se 45 për qind e komunitetit serb nuk e ka përkrahur. “Ata i mobilozojnë caqet e caktuara. Atë pjesën intelektuale nuk kanë mundësi që t’i qesin në rrugë”.
“Janë diku rreth 300 persona në të gjitha barrikadat në veri. Punojnë me ndërrime, i ndërrojnë edhe pozicionet e caktuara. Ministria e Brendshme ka dështuar për shkak se nuk ka ditur t’i nuhasë lëvizjet e grupeve të caktuara”, tha ai.
Më 27 dhjetor në veri të Kosovës u ngritën edhe dy barrikada të reja. Disa serbë lokalë kanë nisur ngritjen e barrikadave qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Dejan Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Kosova ka thënë se pas barrikadave qëndrojnë “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë.
Zyrtarët në Serbi kanë mbështetur barrikadat, ndërkaq serbët në Kosovë kanë vendosur kushte për largimin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës