LAJMI I FUNDIT:

Gashi, për Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në Pejë: Buxheti mbetet sfidë

Gashi, për Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në Pejë: Buxheti mbetet sfidë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Pejë ka mbyllur vitin me një konferencë për media, ku ka folur drejtori i këtij dikasteri, Artan Gashi.

Gashi para mediave ka prezantuar në formë tabelare raportin njëvjeçar për vitin 2015. Në raport janë përmbledhur aktivitetet e Drejtorisë në bazë të buxhetit dhe planit të punës, si dhe disa projekte të cilat janë fituar si grante nga donatorët e jashtëm e që janë menaxhuar nga stafi i kësaj drejtorie.

Gashi ka potencuar përgjegjësitë e dikasterit të tij duke thënë se “është bërë një punë maksimalisht e kënaqshme brenda mundësive ekzistuese”.


“Vlen të theksohet se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është përgjegjëse për hartimin e planeve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës, hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare, hartimin e planeve për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës, hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e ekoturizmit, krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme, lëshimin e lejeve për shërbime duke përfshirë transportin lokal publik, shërbimin e taksive, si dhe lejet e tjera të përcaktuara me ligj. Andaj, në të gjitha këto çështje ne kemi arritur të ofrojmë qasje dhe shërbime për të gjitha palët. Stafi ynë ka punuar ndershëm dhe mirë, edhe pse sfidë për ne mbetet buxheti”, ka deklaruar Gashi.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik tashmë ka ndarë zonat turistike dhe projektet e turizmit. Si zonë e parë është zona e qytetit të Pejës, zona turistike e Rugovës, zona turistike e Radacit dhe zonat turistike EST (Edukim, Sport, Turizëm).

Sa i përket buxhetit, Gashi këtë e ka paraqitur me shifra para gazetarëve.

“Drejtoria buxhetin vjetor e ka prej rreth 60 mijë eurosh, ndërsa ne kemi fituar edhe projekte në bashkëfinancim me Komunën dhe donatorët e jashtëm, siç janë ato të restaurimit të Hambarit të Mullirit ‘Haxhi Zeka’, hapësirat publike në zonën EST, projekti i Çarshisë së Gjatë dhe markimi (shenjëzimi) i shtigjeve turistike. Po ashtu kjo Drejtori ka organizuar edhe disa vizita inkurajuese ne bizneset e vogla prodhuese të Komunës së Pejës dhe disa konferenca informuese për bizneset”, ka përfunduar Gashi.

Artan Gashi i takon subjektit politik PDK. Ditë më parë, në 16-vjetorin e themelimit të këtij subjekti në Pejë, kreu i Degës së PDK-së, Xhavit Haliti, kishte deklaruar se drejtorët e PDK-së në qeverisjen e Pejës, janë mburrja e partisë, “veçanërisht sa i përket ndershmërisë dhe shembullit se asnjë nga ta nuk ka lëndë as paraqitje për afera korruptive”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori