LAJMI I FUNDIT:

Gashi i kënaqur që ia siguroi fitoren Colorados (Video)

Gashi i kënaqur që ia siguroi fitoren Colorados (Video)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ia ka siguruar ekipit të tij, Colorado Rapids, fitoren në udhëtim ndaj Kansas Cityt.

Gashi ka shënuar golin vendimtar për Coloradon që ka triumfuar 2:1, të enjten në kuadër të xhiros së gjashtë në MLS. Ai ka realizuar në minutën e 82-të dhe ky është goli i parë i Gashit në SHBA në pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Në këtë ndeshje, Gashi ishte titullar dhe është zëvendësuar në minutën e 89-të. Me këtë fitore, Colorado ngritet në kuotën e dhjetë pikëve dhe zë vendin e pestë në tabelë, përcjell Koha Ditore.

“Unë jam vetëm lojtar dhe jo heroi i ekipit. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe jam i lumtur për fitoren, të cilën e kemi dashur me çdo kusht. Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet tjera”, është shprehur Gashi 27-vjeçar, i cili është përgëzuar për golin e realizuar nga trajneri Pablo Mastroeni.


Gashi te skuadra amerikane është transferuar në fillim të këtij viti nga Baseli. Ai me Colorado Rapids ka kontratë deri në fund të vitit 2019.

https://youtu.be/-waUt36AwYQ

Në trend Sport

Më shumë
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori