LAJMI I FUNDIT:

Garon me ujkun dhe fiton

Garon me ujkun dhe fiton

Fituesi i Kupës së Botës në ragbi, Ben Cohen, ka dëshmuar shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme duke e dalë fitues përballë një ujku në vrapim.

Evenimenti i pazakontë është mbajtur në Wembley për të promovuar një lloj atletesh nën moton “I shpejtë ose ushqim”.

Fatmirësisht për Cohenin, kundërshtari i tij- ujku kanadez Monty- ishte në kafaz, ashtu që rreziku ishte shumë i vogël që ai të përfundonte ‘si ushqim’.


“Është padyshim gjëja më e jashtëzakonshme që kam bërë ndonjëherë, mirëpo unë jam gjithnjë i hapur për sfida të reja, prandaj pranova. Shikimet që merrnim nga publiku ishin shumë bizare”, ka thënë 31-vjeçari. /Telegrafi/