Të dielën LDK do të zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re.
Në “Debat Plus” analistë e zyrtarë të LDK-së kanë komentuar procesin.
Për ish-kandidatin e LDK-së për deputet, Anton Berishën, më thelbësore është që të pranohet procesi nga ata që janë në garë se emri i kryetarit të ri.
“Partia është ide dhe organizim strukturor. Kjo ide duhet të ekzistojë. Çështja është që duhet të ruhet zanafilla e LDK-së”, tha Berisha, përcjell Telegrafi.
Ish-zëvendësministri Sadri Ferati thotë se roli i liderit duhet të jetë i madh por sipas tij ende LDK nuk ka ndonjë analizë pse ka ardhur te ky rezultat i keq.
“Para kryetarit duhet të shiqohet se si do të jetë organizimi i partisë nga brenda. Pastaj komunikimi me degët, komunikimi me qytetarët. Edhe komunikimi me diasporën duhet të jetë prioritet pasi kohët e fundit kemi pasur një shkëputje të komunikimit me diasporën”.
Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Dardan Gashi thotë se Lumir Abdixhiku nuk përfaqëson asgjë nga LDK.
“Karriera e tij në LDK ka katër apo pesë vite”, ka thënë Gashi duke shtuar se sipas tij LDK duhet të kalojë në një fazë tranzitore dhe nuk ka nevojë për rithemelim të saj.
Për Arton Demhasajn, LDK liderin e ri duhet ta konceptojë në raport me gabimet e së kaluarës.
Ai thotë se reforma në LDK nuk mund të shihet vetëm me ndryshimin e liderit.
“LDK duhet të bëjë reforma edhe në struktura. LDK ka humbur në të gjitha bastionet e mëdha si Istog apo Fushë Kosovë…LDK duhet të përshtatet me rrethanat aktuale. Rrethanat aktuale janë që duhet të përshtatesh me votuesin e rrjeteve sociale. Momentalisht Lumir Abdixhiku ka përkrahje më të madhe të elektoratit të partisë”, deklaroi Demhasaj.
Për Vehbi Kajtazin Lumir Abdixhiku është zgjidhje më e mirë për LDK-në në raport me dy kandidaturat tjera.
Ai thotë se Lutfi Haziri është figurë e konsumuar, derisa për Anton Qunin thotë se do të ishte i përshtatshëm vetëm në raport me PDK-në.
“I çmoj secilin nga këta kandidatë që kanë dhënë kontribut për vendin. Në këtë kohë Abdixhiku është kandidatura më e mirë për kryetar të LDK-së”, tha Vehbi Kajtazi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës