LAJMI I FUNDIT:

Gabimisht ftoi 21.000 veta në ditëlindje

Gabimisht ftoi 21.000 veta në ditëlindje

Dëshmi e vërtetë se gjithnjë e më shumë njerëz të papunë dhe të vetmuar janë bërë të “varur” nga Facebooku dëshmon edhe rasti i fundit në Britani. Një tinejxhere formoi një grup me rastin e festimit të ditëlindjes së 14-të, ndërsa mijëra veta konfirmuan pjesëmarrjen në festë.

Rebecca Javelau, pasi themeloi grupin në Facebook, publikoi adresën dhe numrin e telefonit. Planifikoi të ftojë vetëm disa shokë, por vizitën në festën e saj modeste e konfirmuan 21.000 veta. ‘Party’ pritej të mbahej më 7 shtator në banesën e prindërve të saj në Hertfordshire.

Nëna e saj mbylli grupin në Facebook, ndërsa policia ia tërhoqi vërejtjen tinejxheres se duhet ta anulojë festën, si dhe angazhoi patrullime të rregullta policore në rast se mijëra njerëz të panjohur vendosin të vijnë në qytetin e tyre.

Praninë e tyre në këtë festë e konfirmuan edhe pronarët e profileve të rrejshëm të Justin Bieber, Stephen Hawking, Susan Boyle dhe Rick Astley. Më pas në Facebook u paraqitën edhe shumë grupe të reja që organizonin after-party ose pre-party për festën e ditëlindjes së Rebeccas, ndërsa administratorët e këtyre grupeve paraqiteshin si vajza të cilës i është shkatërruar festa e ditëlindjes. Në njërën prej këtyre faqeve thuhet se festa megjithatë do të mbahet, ndërsa tashmë 7.000 veta kanë konfirmuar pjesëmarrjen. /Telegrafi/