Halim Saqi, pronar i një objekti të lëshuar me qira në Komunën e Obiliqit, ende nuk ka pranuar mjetet nga Qeveria e Kosovës, si subvencionim të qirasë, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale.
Në muajin mars, pas raportimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga masat kufizuese për parandalimin e pandemisë COVID-19, qeveria kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.
Një nga masat e kësaj pako, është edhe subvencionimi i qirasë deri në maksimumin e mundshëm prej 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për muajin mars dhe prill, që në përgjithësi arrin në vlerë prej 12 milionë euro.
Por, Halim Saqi, i cili objektin në Obiliq, ia ka lëshuar me qira një kompanie tregtare, tregon se gjysmën e shumës se qirasë nga Qeveria e Kosovës e ka marrë vetëm për muajin mars, kurse pjesën tjetër nga qiramarrësi. Ndërkaq, për muajin prill vazhdon të presë.
“Qeveria për një muaj është prapa me qira. Unë nuk e di pse nuk po dalin paratë në xhirollogari. Nuk kemi kërkuar sqarime sepse po presim”, tha Saqi për Radion Evropa e Lirë.
Në Administratën Tatimore të Kosovës për këtë masë kanë aplikuar 6,328 persona me 15,652 kërkesa për përfitues. Nga kjo shifër, 14,988 kërkesa janë aprovuar, ndërkaq 664 kërkesa janë refuzuar, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra e informimit të ATK-së.
Por, në Ministrinë e Financave pohojnë se për masën e subvencionimit të qirasë deri më tani në llogaritë e personave juridikë dhe fizikë janë ndarë 5.8 milionë euro dhe që tashmë Thesari i Kosovës nuk ka asnjë listë për pagesë të kësaj mase.
Ndërsa, për pjesën tjetër janë duke u trajtuar rastet e ankesave nga komisioni përkatës, tha për Radion Evropa e Lirë, Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave.
“Nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit janë duke u trajtuar rastet kur numrat e llogarive të përfituesve kanë qenë gabim ose llogari joaktive”, tha Shahini.
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit thonë se kanë pranuar aplikacione të individëve dhe bizneseve me gabime teknike, por që ende nuk ka filluar trajtimi i masës sa i përket subvencionimit të qirasë, për shkak se janë duke trajtuar masat tjera të Pakos Emergjente Fiskale.
Agim Thaçi, drejtor i financave në këtë ministri, tregon se tashmë kanë filluar të kontraktojë bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit, në mënyrë që të përmirësohen gabimet teknike.
“Të gjitha ato biznese apo individë që kanë mbetur pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do paguhen në bazë të Pakos Emergjente Fiskale, pas filtrimit të llogarive. Ne nuk kemi të drejtë t’i heqim nga listat”, tha Thaçi.
Përveç kompensimit të qirasë për 50 për qind, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale janë mbështetur bizneset, pensionet, skemat sociale, komunat dhe është siguruar pagesë shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.
Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike, në vlerë prej 365 milionë eurosh. Por, projektligji për këtë pako nuk u votua në seancën e 14 gushtit të Kuvendit të Kosovës.
Në bazë të këtij projektligji synohet që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin