Vendet më të industrializuara në botë, të njohura si G7, sigurojnë të paktën 100 miliardë dollarë në vit për të mbështetur lëndët djegëse fosile, pavarësisht premtimeve të përsëritura për shfuqizimin e subvencioneve që nga viti 2009, bëhet e ditur në raportin e lëshuar sot nga Instituti Britanik për Zhvillim të Jashtëm.
“Në më pak se shtatë vite për të përmbushur afatin përfundimtar 2025, qeveritë e G7 vazhdojnë të japin mbështetje substanciale për prodhimin dhe përdorimin e naftës, gazit dhe qymyrit”, thuhet në deklaratë.
Kjo mund të vështirësoj ose heqjen dorë nga prodhimi dhe konsumimi i lëndëve djegëse fosile, pretendojnë ata.
“Mesatarisht në vitet 2015 dhe 2016, qeveritë e G7 ndanë të paktën 81 miliardë dollarë mbështetje fiskale dhe 20 miliardë dollarë në financa publike, për prodhimin dhe konsumimin e naftës, gazit dhe qymyrit në vend dhe jashtë”, vijon deklarata, përcjell Telegrafi.
Megjithë angazhimet e tyre të shumta që nga viti 2009 në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Marrëveshjes së Parisit, jo vetëm që qeveritë e G7 kanë ndërmarrë veprime të kufizuara për të trajtuar subvencionet e lëndëve djegëse fosile, por gjithashtu kanë dështuar të vendosin mekanizma për të përcaktuar dhe dokumentuar shkallën e plotë të mbështetjes së tyre ndaj naftës, gazit dhe qymyrit, apo të mbajnë përgjegjësi për arritjen e këtyre premtimeve, thonë autorët e studimit.
“Të dhënat e vlerësimit të subvencionimit të lëndëve djegëse fosile G7 synon të adresojë këtë boshllëk në lidhje me përgjegjësinë dhe të ndjekë, për herë të parë, përparimin e çdo vendi të G7 në shfuqizimin e subvencioneve të lëndëve djegëse fosile përmes shtatë treguesve”, thonë ata.
Sipas tabelës së rezultateve, Franca udhëheq grupin duke bërë një përparim në dhënien fund të mbështetjes së lëndëve djegëse fosile, dhe ka shënuar 63 pikë nga 100 pikë. Gjermania është prapa me 62 pikë. Kanadaja renditet e treta me 54 pikë, e pasuar nga Britania e Madhe me 47 pikë, Italia me 46 pikë, Japonia me 44 pikë dhe SHBA me 42 pikë.
Pavarësisht kryesimit në heqjen graduale të mbështetjes për përdorimin e lëndëve djegëse fosile, rezultatet e SHBA-ve janë shumë zhgënjyese në dhënien fund të mbështetjes për minierat e qymyrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës