LAJMI I FUNDIT:

Fyen dhe kërcënon ‘rivalen në dashuri’, por kishte gabuar numrin

Fyen dhe kërcënon ‘rivalen në dashuri’, por kishte gabuar numrin

Ishte e bindur se fliste me të dashurën e bashkëshortit, por në fakt, për tre muaj ka kërcënuar më kot dhe persekutuar me telefon një tregtare 40 vjeçare që nuk kishte lidhje me këtë.

Gruaja kishte ngatërruar personin, si pasojë e numrit të gabuar. Ngjarja ndodhi në një provincë të Reggio Emilia, Itali.

Protagoniste janë dy gra: viktima e pafajshme dhe tjetra, me shumë mundësi, e tradhtuar nga bashkëshorti. Kjo e fundit ishte e gatshme të hakmerrej ‘personalisht’.


“Je një k…ë e shpifur rumune”, thoshte në telefon. Por, në fakt, tregtarja ishte italiane dhe nuk kishte fare të bënte me bashkëshortin e gruas së irrituar.

Fillimisht 40 vjeçarja kishte menduar se ishte një shaka telefonike, por kur telefonatat u bënë të shpeshta, shqetësimet nisën të rriteshin.

Telefonatat nisnin në mënyrë të qytetëruar, e më mas rritej toni, derisa përfundonin në ofendime.

Fillimisht, tregtarja nga Castelano u përpoq ta bindë gruan përtej telefonit, por ajo vazhdonte telefonatat.

Ishte e kotë t’i shpjegoje se me këtë histori dashurie, nuk kishte asnjë lidhje dhe se duhet t’i jepte fund telefonatave.

E rraskapitur, tregtarja ia kalon telefonin bashkëjetuesit të saj, për t’u përpjekur të dalë nga ky mankth.

Por, në vend të qetësohej, gruaja përtej telefonit nxjerr një frazë shumë të rëndë: “Do vij ta vras aty, para teje…”

Fjalë këto, që e shtynë çiftin të denonconte rastin në polici, duke nisur kështu hetimet.

Me të gjetur numrin e telefonit se nga vinin telefonatat, oficerët e policisë, arritën të kapin autoren, e cila ishte një 36 vjeçare siciliane, e cila thjesht kishte ngatërruar numër dhe…bashkëshort. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori