LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Teutës së Durrësit rrëfen tmerrin e përjetuar natën e tërmetit, tregon si arriti t’i shpëtojë familjarët

Futbollisti i Teutës së Durrësit rrëfen tmerrin e përjetuar natën e tërmetit, tregon si arriti t’i shpëtojë familjarët

Seria e tërmeteve që goditi Shqipërinë e la të tronditur edhe futbollistin Darko Nikaç. Malaziasi i Teutës ishte njëri ndër të mbijetuarit në Durrës, bashkë me familjen e tij.

Sulmuesi aktualisht gjendet në Podgoricë, e megjithatë ajo që ka përjetuar e ka shokuar. Më shumë se për veten, mendonte për bashkëshorten dhe foshnjën e tij.

Gjatë një rrëfimi për mediat malazeze, ai ka zbuluar gjithë tmerrin që përjetoi pas atij tërmeti prej 6.4 ballësh.


“Tërmeti i parë u ndje rreth orës 02.00, pas mesnate. Nuk ishte i tmerrshëm, kështu që u ktheva për të fjetur. Por, ai i orës 4 pa dyshim që ishte. Nuk e dija në fillim se çfarë po ndodhte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Imagjinoni të zgjohesh dhe gjithçka rreth teje dridhet dhe bie në tokë dhe më e rënda ishte që kisha pranë gruan dhe foshnjën. Fjalë për fjalë, mund të them që ishte një situatë e pashpresë”, kështu u shpreh fillimisht 29-vjeçari për gazetën “Dnevne” pas mbërritjes në Mal të Zi.

Apartamente gati 29-vjeçare, si edhe ndërtesa të tjera ishin në rrënoja, por makthi ishte edhe bllokimi i dyerve pas tërmetit.

“Unë u përpoqa të hapja derën, por u bllokua. Kështu që, doja ta thyeja, por nuk ia dola. Prita pak dhe sapo munda, menjëherë dola nga banesa dhe qëndruam jashtë. Morëm vetëm ushqim për fëmijën dhe kaq”, u shpreh sulmuesi, përcjell Panorama Sport.

Megjithatë, as dalja nga banesa nuk të ofronte qetësi.

“Pashë një hotel përtej rrugës që kishte rënë në tokë. Qëndruam në një fushë të hapur dhe prita që situata të qetësohej. Unë isha akoma i tronditur, por gruaja ime arriti ta merrte çelësin e apartamentit për t’u nisur menjëherë për në Podgoricë. Kam biseduar me trajnerin dhe ai më tha të shkoja në shtëpi për 2-3 ditë”, shtoi ai, ndonëse me këtë ritëm duket se qëndrimi në vendlindje do t’i zgjasë më shumë.

Nikaç ishte dëshmitar i fatkeqësisë që pushtoi Durrësin, por sikundër rrëfen, edhe tërmeti i orës 07.00 nuk ishte pa gjë.

“Ai rrëzoi gjithçka, kështu që unë isha me fat. Është e pamundur ta përshkruaj se si ishte. Ishte si një film. Pas tërmetit të dytë, dy nga tri ndërtesat pranë meje u shkatërruan dhe u rrënuan. Ishte gjëja më e frikshme që kam parë në jetën time. Ndihesha plotësisht i pafuqishëm, nuk dija çfarë do të më ndodhte”, tregoi ndër të tjera shtatlarti, që ka luajtur edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen malazeze.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori