LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosovë, një person raporton në polici se fqinj i tij është gjetur i vdekur në dysheme

Fushë Kosovë, një person raporton në polici se fqinj i tij është gjetur i vdekur në dysheme

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar të hënën pasdite se fqinji i tij është gjetur i shtirë në dysheme në banesën e tij.

Sipas policisë, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij  mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.


Familjarët kanë thënë se dyshojnë në askënd, por se sipas tyre, viktima shpesh ka konsumuar alkool.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti i cili është hapur si “Vdekje e dyshimtë – Hetim i vdekjes”, është nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori