Menaxheri në kompaninë “ABI” në Prizren, Alajdin Fusha si dhe themelues i Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës, ka reaguar par raportimeve në media se disa produkte të kompanisë së tij kanë në përbërje vaj palme.
Sipas tij, këto deklaratat kanë për qëllim që të dëmtojnë atë dhe kompaninë e tij. Fusha ka treguar se kjo fushatë ka nisur pasi kanë filluar një fushatë kundër importit të produkteve nga Serbia ën Kosovë.
Më poshtë deklarata e plotë e menaxherit të Kompanisë “ABI” Alajdin Fusha:
“Të nderuara media. Unë jam Alajdin Fusha, menaxher në kompaninë “ABI” në Prizren si dhe themelues i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës. Këtë shoqatë e kam udhëhequr 4-tër vite deri në vitin 2008. Ndërsa pas përfundimit të mandatit tim kam qenë vetë mandatarë në këtë shoqatë. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në javën e parë të dhjetorit të vitit 2016 –të, jam anëtarë i kryesisë së shoqatës me kryetarin e ri Gani Durmishaj.
E përcolla me vëmendje para disa ditëve një person që, është prononcuar për media në emër të Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës dhe për këtë unë kam ndjerë obligim që, të prononcohem përpara jush pasi,kjo është tendecioze nga ky person dhe ka për qellim shkatërrimin e imazhit të kompanisë dhe dëmtimin e biznesit tonë. Po ashtu ne kemi arsye dhe informatat për të besuar që, kjo vepër është bërë për ta eliminuar konkurrencën duke vendosur monopol në tregun e brendshëm (sepse ai vet është pronar e një qumështoreje) ,gjë që është në kundërshtim me vlerat e ekonomisë së lirë të tregut.
Sa i përket analizave që janë përfolur në media, unë posedoj kopjen e analizave dhe, aty shihet qartë se sulmohen ato artikuj që ne eksportojmë jashtë Kosovës . Konkretisht artikulli,“ Speca me Ajkë” që pretendohet nga ky person që është i rrezikshëm për konsum, ne e eksportojmë në tregun e Bashkësisë Europiane . Për marrjen e mostrave dhe dërgesat për analiza është përgjegjës “Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës”.
Ne jemi të licencuar nga AVUK-u dhe për këtë të gjitha përgjegjësitë morale materiale dhe ligjore i përgjigjemi institucioneve të Kosovës. Gjithashtu, ne si kompani, jemi të certifikuar me standarde Evropiane dhe implementojmë Standardet e fundit të Evropës si: ISO 2200/ 2005 , 9001:2008 nga TUV NORD Gjermani gjë që është dëshmi e qartë që produktet tona janë të sigurta për konsum si në Kosovë ashtu edhe në BE.
Si kompani,jemi të shqetësuar që, pasi ky person ka përhapë këtë dezinformatë që ka për qëllim dëmtimin dhe shkatërrimin e përpunuesve vendor, e në veçanti sektorin e qumështit në Kosovë. Duke e pasur parasysh që ne, nga paslufta përballemi me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha dhe kemi konkurrencë të fortë në këtë sektor, qoftë edhe nga importimi I tyre nga shtetet e rajonit . Është shumë interesant kur, në kemi filluar fushatën kundër produkteve që vijnë nga Serbia, ky person filloi të sulmojë përpunuesit vendorë të qumështit.
Dyshimi ynë është që manipulimi është bërë me qëllim në mostrat e marra. Ne si kompani dëshirojmë t’i informojmë qytetarët se në rast të pakënaqësive t’i drejtoheni institucioneve përgjegjëse, përkatësisht AVUK-ut. Mostrat e dërguara në Maqedoni nga personi në fjalë janë të falsifikuara sepse, po i njëjti posedon qumështoren e vet dhe ka mundësi për të bërë manipulime. Ne si kompani nuk do të ndalemi me kaq.
Personat përgjegjës që mundohen të shpërndajnë dezinformata do të ballafaqohen me drejtësinë. Në këtë rast ne do të ngrejmë padi pranë gjykatës kompetente të Kosovës, për kompensimin e dëmit material dhe dëmtimit të imazhit që ka shkaktuar ky person ndaj kompanisë tonë qëllimisht. Dëmi i tillë është i përmasave të mëdha dhe pothuajse të pariparueshme.
Ne i besojmë drejtësisë , i besojmë institucioneve të Kosovës dhe ,besojmë që për këtë çështje, do të vendosë drejtësia. Ju faleminderit!
Me respekt: Alajdin Fusha, Menaxher i kompanisë “ABI” dhe anëtarë i Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës