Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi përmbyllës i projektit të Binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë. Të dy autoritetet arritën me sukses hartimin e ligjeve dhe procedurave të reja për kontrollin e bimëve, sipas praktikave të mira bazuar në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Projekti zgjati dy vite dhe përfitues ishin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucionet tjera përgjegjëse në vend, duhet shtojmë përpjekjet që të rrisim ndërgjegjësimin e politik-bërësve dhe publikut për rëndësinë e shëndetit bimor dhe ne si autoritet do të bëjmë punën tonë në ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e tyre për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ngritjen e sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik”, tha drejtori ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci.
Drejtoresha e Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë dhe udhëheqësja e projektit nga shteti anëtar, Kristine Lifanova, me këtë rast u shpreh se realizimi i suksesshëm i projektit u arrit falë një pune të madhe dhe bashkëpunimit të ngushtë me vendin pritës.
“Nga ana jonë nuk kemi kursyer asgjë që të ofrojmë gjithçka nga njohuritë e ekspertëve tonë që të vendosim një sistem të mirëfilltë të kontrollit dhe mbrojtjes së bimëve. Vlerësoj se këtë ia kemi arritur, është një volum i madh i dokumenteve që është hartuar e amandamentuar, janë shumë ekspertë vendor të cilët janë trajnuar certifikuar, njëkohësisht edhe pjesën analitike të laboratorit e kemi mbështetur me trajnime per testime laboratorike. Tani jeni ne rrugë të mirë qe me kapacitetet e krijuara t’i mbroni dhe zhvilloni bimët e shëndetshme”, tha Lifanova.
Nga ana e tij, Kapllan Halimi, sekretar i MBPZHR u shpreh se projekti ka arritur me sukses vendosjen e standardeve të mbrojtjes së bimëve të nivelit Evropian.
“Shkëmbimi i përvojave të ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Letonisë, mundësia që ne kemi pasur të punojmë ngusht me një vend me përvojë në mbrojtëse të bimëve, sot e ka ngritur standardin e kontrollit fitosanitar në vend”, tha Halimi.
Ky projekt arriti të krijoj një sistem shtetëror të kontrollit fitosanitar, i cili funksionon me sukses dhe siguron qe të mbrohen interesat publike dhe ndihmon vet fermerët në mos shkatërrim të bimëve dhe të ruhet ambienti, duke kultivuar kështu bimë të cilësisë së lartë të cilat zhvillojnë ekonominë e vendit. Përmes një sistemi efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm të bimëve dhe produkteve bimore, në përputhje me standardet dhe rregullat e mbrojtjes së bimëve të BE-së. Fuqizimi i resurseve administrative dhe teknike të sektorit fitosanitar në zbatimin e legjislacionit shtetëror dhe atij të BE-së në fushën e shëndetit të bimëve, produkteve për mbrojtjen e bimëve, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore, farërat, materialin fidanor dhe të drejtat e varieteteve të bimëve.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes rezolutës së saj ka shpallur vitin 2020 si vit ndërkombëtar i shëndetit të bimëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës