LAJMI I FUNDIT:

Fuqizimi i rolit të femrës në fushën e kulturës dhe të sportit

Fuqizimi i rolit të femrës në fushën e kulturës dhe të sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri priti të enjten në takim Grupin Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, të cilin e drejtonte kryetarja e këtij grupi, Flora Borovina.

Brovina dhe deputetet e këtij grupi kërkuan avancimin e pozitës së femrës në shtetin e Kosovës si dhe përmbushjen e standardeve që lidhen me barazinë gjinore.

Gjatë takimit, Beqiri i njoftoi nga afër deputetet me angazhimin e tij dhe të MKRS-së të cilën e drejton rreth avancimit të pozitës së gruas në shoqërinë kosovare si dhe plotësimin e standardeve që lidhen me barazinë gjinore.

Ai gjithashtu ka theksuar se në strategjinë dhe synimet zhvillimore të MKRS-së është e paraparë edhe fuqizimi i rolit të femrës në fushën e kulturës dhe të sportit. Si rezultat evident, shtoi ai, është themelimi apo avancimi i klubeve sportive femërore.


Me këtë rast, Beqiri tha se MKRS i plotëson standardet e barazisë gjinore, duke nënvizuar se natyra e punës së tyre kërkon që të punohet në çifte. Në këtë kontekst ai përmendi Teatrin Kombëtar të Kosovës, Filharmoninë; dhe Operën e e Kosovës, Ansamblin Kombëtar “Shota”, etj.

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori