Fuqizimi ekonomik i gruas është e drejtë parësore e shoqërisë, është investim i të ardhmes si dhe rrugë për zhvillim ekonomik. Përkundër që janë bërë shumë përpjekje për ta fuqizuar rolin e gruas në shoqëri, statistikat tregojnë se ka ende punë për tu bërë. Në Kosovë, vetëm 11 për qind e të gjitha kompanive të regjistruara janë në pronësi të grave. Kjo tregon se gratë nuk janë të perceptuara nga publiku, familjarët, si dhe nga komiteti i biznesit si aktore ekonomike te rëndësishme.
Për ta ndryshuar këtë shifër duhet koordinimi i shumë akterëve si : Institucionet Qeveritare, Komuniteti i Donatorëve, Shoqëria Civile si dhe më e rëndësishmja vetëbesimi i grave.
Kampanja #edhetimundesh që u lanësua sot në Prishtinë, mëton ti rris shkathtësitë e grave për të siguruar në radhë të parë mirëqenie për vete. Në hapje të kampanjës u tha se ka ardhur koha që të ngritët zëri dhe të shfaqen shembuj pozitiv për rrugën që duhet ndjekur.
Udhëheqësja e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Gruas”, Erëza Vela Berisha, njëherësh udhëheqëse e kompanisë “Red Mill Communications” që dizajnuan kampanjën #edhetimundesh, në fjalimin hyrës tha se rrugëtimi deri tek fuqizimi ekonomik i gruas nuk është një gjë e cila bëhet “sa hap e mbyll sytë”. Sipas saj kjo është një rrugë e gjatë e cila kërkon përkushtim dhe përmbushje të shumë kritereve.
Në lanësimin e kësaj kampanje e pranishme ishte edhe menaxherja e Projektit PPSE, Sigrid Meijer. Ajo tha se në duhet të punojmë që ti eliminojmë shumë sfida në mënyrë që të kemi një shoqëri punëtore të llojllojshme. “Duhet të zvogëlohen barrierat, gratë duhet të kenë qasje në të drejtat pronësore, trashëgimi si dhe të kenë qasje në kredi pasi që këto janë sfida me të cilat përballen gratë për të hy në biznes”, tha Meijer.
Ambasadorja Zvicerane në Kosovë, Krystyna Marty Lang, foli për rëndësinë e fuqizimit ekonomik të gruas, si dhe ndikimin e saj në ekonominë e vendit. Ajo tha se Kosova ende është një shoqëri tradicionale ku dominojnë meshkujt, dhe se ka një shkallë shumë të ulët të senzibilitetit. Sipas saj, vetëm përmes barazisë gjinore mund të shihen efektet pozitive në ekonomi.
Në anën tjetër, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me barriera të ndryshme që e pamundësojnë avancimin e tyre. “ Pesëmbëdhjetë vjet pas luftës ende diskutohet për fuqizimin e grave. Është e vërtetë që gratë përballen me sfida mirëpo ne duhet të jemi ata që i eliminojmë këto , dhe të kërkojmë që të jemi të barabartë”, tha Bajrami.
Nderkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se për të qenë i suksesshëm secili njeri duhet ti posedoj tri njohuri kryesore siç janë: guximi, dija dhe kapitali.
Në kuadër të lanësimit të kampanjës #edhetimundesh, drejtoresha përgjithshme e Radio Televizionit 21, Afërdita Saraçini – Kelmendi, para të pranishmëve shpalosi ngjarje interesante me të cilat ishte përballur nga momenti kur vendosi të merrej me biznes.
Ajo tha se të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të jenë të suksesshëm gabojnë. Sistemi arsimor sipas saj duhet të jetë prioritet sepse nëse një shoqëri edukohet si duhet atëherë më shumë se 80 për qind do të jenë të suksesshëm. Prezent në lanësimin e kampanjës ishin edhe përfaqësues të institucioneve të larta të vendit, përfaqësues nga sektori privat, komuniteti i donatorëve, mediave si dhe ekspertë të kësaj fushe.
Gjatë prezantimet të kampanjës #edhetimundesh para publikut të gjerë u promovuan edhe shembuj të grave si “role-modele”, u shpalos eksperienca e tyre dhe rruga e tyre drejt suksesit.
Kampanja ”Fuqizimi ekonomik i Gruas” udhëhiqet nga Red Mill Communications, ndërsa mbështetet nga Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat – PPSE, i cili implementohet nga Swisscontact si partner kryesor, dhe financohet Zyra e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand