Nga: Julio Cortazar (1914-1984)
Përktheu: Anton Papleka
Meqenëse numri i shkruesve (skribëve) do të shtohet, disa lexues që mbeten nëpër botë, do të ndërrojnë zeje: edhe ata do të bëhen shkrues. Gjithnjë e më tepër, vendet do t‘u përkasin shkruesve dhe fabrikave që prodhojnë bojë e letër: shkruesve ditën dhe makinave natën për të shtypur tekstet e shkruesve. Në krye të herës, shtëpitë nuk do t’i zënë më bibliotekat. Bashkitë vendosin (dhe pikërisht këtu gjërat fillojnë të marrin rrokullimën), të flijojnë terrenet e caktuara për lojërat, për të zmadhuar bibliotekat. Pastaj u vjen radha teatrove, materniteteve, thertoreve, mensave, spitaleve. Të varfrit i përdorin librat në vend të tullave, i lidhin me çimento, ndërtojnë mure me libra dhe rrojnë në kasolle të ndërtuara me libra. Pastaj vjen koha kur librat vërshojnë në qytete dhe përmbytin fushat, duke shtypur nën vete arat me grunjëra dhe me luledielli. Ndërmarrja Rruga-Ura mezi ia del mbanë që rrugët të mbeten të hapura midis dy mureve të stërmëdha me libra. Nganjëherë, ndonjë mur rrëzohet dhe ndodhin katastrofa të llahtarshme rrugore.
Shkruesit punojnë pa pushim, sepse njerëzimi i respekton prirjet dhe më në fund materialet e shtypura mbërrijnë në breg të detit. Presidenti i Republikës flet në telefon me presidentë të tjerë të republikave dhe propozon me mençuri të madhe që të hidhen në det librat e tepërt. Kjo gjë bëhet njëkohësisht në të gjitha brigjet e botës. Kështu, shkruesit siberianë i shohin tekstet e tyre të hedhura në Oqeanin e Akullt, ashtu si shkruesit indonezianë etj. Kjo gjë u jep mundësi shkruesve të shtojnë për njëfarë kohe prodhimtarinë e tyre, sepse në tokë përsëri ka vend për t’i stokuar librat. Atyre nuk u shkon në mendje se deti ka një fund dhe se në fund të detit tekstet e shtypura fillojnë të grumbullohen, së pari, në trajtën e një brumi ngjitës, pastaj në trajtën e një brumi që mblidhet tok. Më së mbrami, ai brumë shndërrohet në një platformë të qëndrueshme, ndonëse veshtullore që përditë ngrihet lart disa metra, derisa vjen koha që nxjerr kokën mbi syprinën e ujit. Atëherë, disa dete përmbytin shumë toka, ndodh një ndarje e re e kontinenteve dhe e oqeaneve. Presidentët e republikave të ndryshme zëvendësohen nga liqene dhe nga gadishuj.
Ca presidentë të republikave të tjera shohin sesi hapen territore të paana para ambicieve të tyre dhe kështu me radhë. I detyruar me forcë të shpërndahet, uji i detit avullohet më shpejt, kështu që një ditë kapitenët e anijeve të linjave të mëdha vënë re se vaporët e tyre lundrojnë më ngadalë: nga tridhjetë nyja, shpejtësia e tyre zbret në njëzet, pastaj në pesëmbëdhjetë nyja, motorët gulçojnë dhe helikat shtrembërohen. Më në fund, të gjitha anijet ndalen në disa pika të deteve ta ndryshme, të ngecura në brumin e sajuar nga tekstet e shtypura. Shkruesit e mbarë botës shkruajnë me mijëra tekste të mbushura me hare për të shpjeguar këtë dukuri. Presidentët dhe kapitenët vendosin t’i shndërrojnë anijet në ishuj dhe në kazino. Publiku ecën në këmbë nëpër dete kartoni deri tek ishujt ku ca orkestra tipike e të modës e magjepsin ajrin e kondicionuar ku vallëzohet deri në orët e vona të natës. Përsëri tekstet e shtypura bëhen pirg nëpër brigje, por kësaj here nuk ka mundësi t’i hedhësh në brumin e ujshëm. Kështu ngrihen murishta dhe krijohen male buzë deteve të lashta.
Shkruesit e kuptojnë se fabrikat e bojës e të letrës do të falimentojnë. Ata shkruajnë me një shkrim gjithnjë e më të imët, përdorin zgëqet më të padallueshme të çdo flete letre. Kur mbaron boja, ata përdorin lapsa. Kur mbaron letra, ata shkruajnë në pllaka, në rrasa etj. Përhapet zakoni për të ndërkallur një tekst në një tekst tjetër, për ta shfrytëzuar hapësirën midis rreshtave ose i fshijnë me tehun e briskut të rrojës faqet e shtypura më parë për t’i përdorur sërish. Shkruesit punojnë me një ritëm të ngadalësuar, por ata janë në një numër aq të madh, saqë, për shkak të teksteve të shtypura, tokat ndahen përfundimisht nga shtrati i deteve të lashta. Në tokë, raca e shkruesve rron në zgrip. Ajo është e dënuar të shuhet. Në dete, ka ishuj e kazino, domethënë transatlantikë ku janë strehuar presidentët e Republikave . Aty bëhen festa të mëdha dhe shkëmbehen mesazhe nga ishulli në ishull dhe nga një president te një president tjetër, nga një kapiten te një kapiten tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës