LAJMI I FUNDIT:

Fshati që po fundoset nën ujërat e Fierzës

Fshati që po fundoset nën ujërat e Fierzës

Banorët e Breg Lumit pranë bashkisë së Kukësit vazhdojnë prej vitesh të vuajnë pasojat e rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Në mënyrë paradoksale, ndërsa pjesa tjetër e vendit shijojnë motin e ngrohtë, këta banorë përballen me përmbytje të tokave, që në periudhën e verës shoqërohet edhe më erë të rëndë për shkak të depozitimit të mbetjeve duke rrezikuar shëndetin e banorëve por edhe të gjësë së gjallë që mbajnë.

“Sëmundje. Duhet spërkatur me diçka. Vjen lopa dhe ngordh”, thotë një banor.


Një prej banorëve ka nisur të dezinfektojë tokën, në mënyrë që të parandalojë shpërthimin e ndonjë sëmundjeje.

“Po e bëjmë në mënyrë private. Kanë ardhur lloj-lloj gjërash, era na mbyti, nuk merr njeri asnjë lloj mase”.

Dikush tjetër nuk ka mundësi të shkojë në banesën e tij përveçse me not. Dhe në mënyrë ironike bën apel që të shtohet akoma më shumë niveli i ujit.

“Të na mbysin, s’ka rrugë tjetër”, thotë ai.

Sipas banorëve të kësaj zone, të momentin kur përmbyten tokat dhe rrugët e Breg Lumës, kuota e nivelit të Fierzës i ka kaluar 296 metrat, që është caktuar edhe si kuota maksimale e këtij ujëmbledhësi energjetik./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori