Rezerva Federale po përballet me presion të shtuar për të ulur edhe më tepër normat e interesit, qoftë nga investitorët ashtu edhe nga presidenti Donald Trump. Por rritja e fundit e çmimeve të naftës, në fillim të këtij muaji, pas sulmit mbi rezervat e naftës në Arabinë Saudite, megjithëse në nivele të kufizuara, ka shtuar së tepërmi pikëpyetjet se inflacioni mund të jetë duke marrë formë.
Një kombinim toksik i një ekonomie të ngadalësuar me rritjen e çmimeve mund ta vështirësojnë shumë punën e kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell dhe mund të bëjë që masat e deritanishme të mos rezultojnë të efektshme. Si rezultat, bankierët qendrorë do të duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje të dhënave ekonomike përpara se të bëjnë ndonjë lëvizje të mëtejshme për të ulur normat, përcjell Telegrafi.
“Rezerva federale është aktualisht si një kontrabandist i mbërthyer në një top fluturues, që nuk di se ku do shkojë”, tha Matt Forester, zyrtari kryesor i investimeve të BNY Mellon’s Lockwood Advisors.
Ai vuri në dukje se çmimet më të larta të naftës janë një lajm i padëshiruar, për shkak të shqetësimeve në lidhje me dobësimin e ekonomive të Kinës dhe Evropës.
“Shqetësimi më i madh tani është se çdo rritje e çmimit të naftës do të ishte një goditje stagflacioniste me pasoja të rënda”, vuri në dukje ai.
Forester shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk arrijnë një rezolutë mbi tregtinë, por përkundrazi fillojnë të aplikojnë më shumë tarifa këtë vit, kjo mund të çojë në çmime më të larta për shumë mallra konsumi. Së bashku me një rritje të zgjatur të çmimeve të naftës, kjo mund të dëmtojë ekonominë e SHBA-së.
Pritshmëritë pozitive se Uashingtoni dhe Pekini do të arrijnë një marrëveshje tregtare kanë ndihmuar në ecurinë e mirë të aksioneve në bursë kohët e fundit. Për më tepër, edhe çmimet e naftës janë tërhequr pak nga shpresat për një armëpushim midis Arabisë Saudite dhe Jemenit. Por Trump ka qenë ende i ashpër në qasjen e tij ndaj Kinës. Kjo është arsyeja pse disa ekspertë ende nuk e përjashtojnë stagflacionin si një kërcënim të madh gati për të goditur tregjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova