LAJMI I FUNDIT:

Francezi në rolin e Super Marios

Francezi në rolin e Super Marios

I pandalshmi dhe sypatremburi Remi Gaillard sërish doli në rrugë i veshur si hidrauliku Mario nga loja kompjuterike me të njëjtin emër.

Ky shakaxhi 36 vjeçar vozitet rrugëve dhe nëpër qendrat tregtare me ‘go-kartin’ e tij, mu sikur në lojën e famshme, hedh banane dhe zhguaj breshkash nga makina.

Montazhi i përkryer po ashtu është pjesë magjepsëse e videove të tij. Të gjitha veprimet që bën gjatë filmit të shkurtë janë të përcjella me efekte zanore.

Kur i harxhohen bananet të cilat i hedh nën automjete përreth vetes, Remi me go-kart futet nëpër qendra tregtare dhe blen disa kilogramë fruta nëpër dyqane.


Filmi përfundon me fjalët “nëse mund të bëni ç’të doni, mund të jeni edhe secili”. /Telegrafi/