LAJMI I FUNDIT:

Francezët kanë hëngër dy miliardë sandviçë

Francezët kanë hëngër dy miliardë sandviçë

Hulumtimi më i ri tregoi se në Francë vitin e kaluar janë shitur përafërsisht dy miliardë sandviçë, respektivisht nëntëdhjetë për qind më shumë se në vitin 2008.

Për shkak të krizës ekonomike botërore, çmimi i sandviçëve ka rënë për 4.8 për qind dhe çmimi mesatar ka qenë 3.23 euro. Si ushqim të cilin të punësuarit më së tepërmi e konsumojnë gjatë pauzës, sandviçi në vitin 2009 ka sjellë fitime prej 6.33 miliardë euro.

Rritja e numrit të sandviçëve të shitur nuk është në rritje proporcionale me fitimet pasi që çmimi mesatar i tyre ka rënë prej 3.39 euro në 3.23 euro.

Francezët më së tepërmi pëlqejnë sandviçët nga buka tradicionale “baketa”, të cilët përfshijnë 70 për qind të shitjes.


Sipas mediave lokale, duket se Franca është njëra nga vendet e rralla në botë e cila nuk pëlqen hamburgerët.

Francezët tash shpenzojnë gjithsej 31 minuta për drekë, për dallim prej një orë e 38 minuta sa kanë shpenzuar një vit më herët, njoftojnë mediat. /Telegrafi/