LAJMI I FUNDIT:

Franca fillon me injektimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, te personat e moshuar dhe te ata më të rrezikuar

Franca fillon me injektimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, te personat e moshuar dhe te ata më të rrezikuar

Franca ka filluar të mërkurën vaksinimin e njerëzve me dozën e tretë të vaksinës kundër coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pranuesit do të jenë persona mbi moshën 65 vjeç dhe ata persona me sëmundje ekzistuese, duke u siguruar që të njëjtit t’i kenë kaluar së paku gjashtë muaj që kur u vaksinuan plotësisht me vaksinat nga Pfizer ose Moderna.

Ata që morën vaksinën e Johnson & Johnson e cila është me një dozë të vetme, mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer ose Moderna, të paktën katër javë pasi u vaksinuan për herë të parë.


Ministria franceze e shëndetësisë tha se rreth 18 milionë njerëz vlerësohen se kanë të drejtë për t’u vaksinuar me dozë përforcuese.

Qeveria ndoqi rekomandimet e autoritetit shëndetësor të vendit, HAS, që deklaroi muajin e kaluar se “studimet e fundit sugjerojnë një rënie të efektivitetit të vaksinës, veçanërisht me variantin Delta”.

Të moshuarit dhe personat me sëmundje ekzistuese janë më të prekurit nga rënia, me kalimin e kohës, sipas HAS.

Doza përforcuese ishte tashmë e disponueshme në Francë për disa njerëz veçanërisht të rrezikuar, si marrësit e transplantit dhe të tjerët me sistem të dobët imunitar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Amerika
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kalo në kategori