Të shtunën, në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum dhe në pjesë të tjera të vendit, pati përleshje mes grupit paraushtarak, “Forcat e Mbështetjes së Shpejtë” (RSF) dhe ushtrisë sudaneze. Pas konfliktit është një luftë për pushtet mbi këtë vend të rëndësishëm afrikan.
Ushtria sudaneze është besnike ndaj komandantit ushtarak, i cili është bërë “de facto” sundimtar i Sudanit, Gjeneral Abdel Fattah Al-Burhan, ndërsa RSF, njësi paraushtarake, drejtohet nga udhëheqësi i njohur si ‘Hemedti’, Gjeneral Mohamed Hamdan Dagalo.
Këto janë dy forcat kryesore ushtarake që kanë drejtuar vendin që nga revolucioni i vitit 2019 kur u rrëzua presidenti, Omar al-Bashir.
Konflikti civil në zhvillim është i rëndësishëm sepse është në kontrast me pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, ku marrëveshjet e paqes dhe përmirësimi i marrëdhënieve midis fuqive rajonale po përmirësohen.
Në Sudan, pas vitit 2019, qeveria civile duhej të merrte kontrollin, por në vitin 2021, ushtria nisi një lloj grusht shteti që ndaloi ato përpjekje, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ushtria vazhdoi të pretendonte se përfundimisht do të dorëzonte pushtetin. Në shumë mënyra, zhvillimet në shtetin sudanez janë të ngjashme me disa procese të tjera afatgjata në Lindjen e Mesme, raporton theguardian.
Në shumë vende të tjera, ka pasur ndryshime të qeverive në saje të protestave gjatë “Pranverës Arabe”. Në Sudan, procesi ishte paksa i ndryshëm, sepse regjimi i Bashirit ishte i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”.
Ajo gjithashtu është përgjegjëse për gjenocidin në Darfur. Sudani është pjesë e Ligës Arabe, por është edhe një vend që lidh Afrikën Sub-Sahariane me Afrikën e Veriut dhe Sahelin.
Cili është sfondi i betejës?
Pra, që nga grushti i shtetit në tetor të vitit 2021, Sudani është qeverisur nga një këshill gjeneralësh, me dy liderë ushtarakë në qendër të mosmarrëveshjes.
Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i vendit ndërsa zëvendës i tij zyrtar është kreu i RSF-së, Gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti.
Ata nuk ranë dakord për drejtimin në të cilin po shkonte vendi dhe për lëvizjen e propozuar – sundimit civil.
Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes është plani se si do të inkorporohen 100 mijë trupa të RSF-së në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re ushtarake.
Pse gjithçka tani filloi?
Dhuna pasoi ditë tensioni pasi anëtarët e RSF-së u zhvendosën në të gjithë vendin, të cilën lëvizje ushtria e pa si një kërcënim.
Kishte pak shpresë se bisedimet mund ta zgjidhnin situatën, por kjo nuk ndodhi.
Nuk dihet se kush qëlloi i pari mëngjesin e së shtunës, por dyshohet se kjo do të përkeqësojë situatën tashmë të paqëndrueshme.
Çfarë janë Forcat e Mbështetjes së Shpejtë?
Forca famëkeqe paraushtarake e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) është në qendër të kësaj mosmarrëveshjeje, e cila kundërshton kalimin e vendit nën sundimin e civilëve.
Ajo në krye ka gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo, zëvendëspresidentin e vendit, i cili akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo përfshin vrasjen e të paktën 120 protestuesve në muajin qershor të vitit 2019.
RSF u themelua në vitin 2013 kryesisht nga luftëtarë të milicisë famëkeqe Janjaweed, të cilën udhëhoqën një luftë brutale kundër rebelëve në Darfur.
Në vitin 2015, rreth 40 mijë anëtarë të saj iu bashkuan ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në luftën në Jemen. Luftëtarët e RSF-së u dërguan gjithashtu në Libi.
Për të lehtësuar kalimin e propozuar drejt sundimit civil, ekzistonte një plan se si pjesëtarët e RSF-së do të bëheshin pjesë e ushtrisë.
Por, një mosmarrëveshje midis gjeneralit Dagalo dhe shefit të ushtrisë, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, mbi orarin e ndryshimit dhe kush do të drejtonte forcën e re të integruar, gjërat u komplikuan.
Këto tensione u shndërruan në luftimet që shpërthyen mëngjesin e djeshëm.
Pse vendi udhëhiqet nga ushtria?
Luftimet janë episodi i fundit në një valë tensionesh që pasuan pas rrëzimit të presidentit, Omar al-Bashiri në vitin 2019.
Kishte demonstrata të mëdha në rrugë që bënin thirrje për t’i dhënë fund sundimit të tij gati tre dekadash dhe ushtria organizoi një grusht shteti për ta hequr qafe.
Por, shoqëria civile vazhdimisht kërkonte të merrte rol në planin për të ecur drejt sundimit demokratik. Më pas u krijua një qeveri e përbashkët ushtarako-civile, por u rrëzua me një grusht shteti të dytë në tetor të vitit 2021. Që atëherë, rivaliteti midis Burhanit dhe Dagalos është intensifikuar.
Një marrëveshje për kthimin e pushtetit te civilët u ra dakord në muajin dhjetor të vitit kaluar, por dështuan bisedimet për finalizimin e detajeve.
Çfarë mund të ndodhë tani?
Nëse vazhdojnë luftimet, ato mund të ndajnë më tej vendin dhe të përkeqësojnë turbulencat politike.
Diplomatët, të cilët kanë luajtur një rol vendimtar në përpjekjen për të nxitur një kthim në sundimin civil, do të jenë të dëshpëruar për të gjetur një mënyrë për t’i ulur në një tavolinë të dy gjeneralët.
Ndërkohë, sudanezët e zakonshëm do të duhet të përjetojnë një periudhë tjetër pasigurie.
Ndikimi i fuqive rajonale
Konfliktet duket se do të minojnë atë pak stabilitet që ka pasur vendi. Vendet fqinje, si Egjipti, po monitorojnë nga afër situatën. Egjipti, udhëheqja e të cilit gjithashtu vjen nga ushtria, ka të ngjarë të mbështes qëndrimin në pushtet të Burhanit.
Vendet e Gjirit janë gjithashtu të interesuara për paqen në Sudan. Kjo është një mundësi për Arabinë Saudite, Egjiptin dhe të tjerët për të parë nëse mund të ndërmjetësojnë një armëpushim në Sudan.
Nga ana tjetër, Riadi është i angazhuar në Jemen ndërsa tanimë ka dërguar një delegacion të Hamasit drejt Arabisë Saudite. Egjipti dhe Arabia Saudite janë gjithashtu më të fokusuara në Siri ndërsa Egjipti po punon në përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë.
Duhet theksuar se Sudani është me interes edhe për vendet e tjera. Turqia kishte kërkuar të rrisë investimet në shtetin sudanez para vitit 2019. Rusia gjithashtu ka interesa e veta, e cila gjë ka shkaktuar shqetësime për Perëndimin.
Megjithatë, Perëndimi në përgjithësi bëri vetëm deklarata për ndaljen e luftimeve. Nuk është e qartë nëse këto vende do të bëjnë më shumë për të ndihmuar në përfundimin e krizës.
Emiratet e Bashkuara Arabe theksuan sot (e diele) se “thirrjet për një ndërprerje të armiqësive nga fuqitë botërore, duke përfshirë SHBA-në, OKB-në, Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Afrikan, kanë kaluar pa u vënë re”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova