LAJMI I FUNDIT:

Palët në konflikt mbështesin armëpushimin e përkohshëm në Sudan

Palët në konflikt mbështesin armëpushimin e përkohshëm në Sudan

Të dy palët në konfliktin në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në mënyrë që të zgjidhen rastet urgjente humanitare.

Përfaqësuesit nga Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord me propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë luftimet, raporton bbc.

Derisa moderatori në Sudan jepte lajmet prapa në sfond dëgjoheshin 'krisma të forta'
Lexo po ashtu Derisa moderatori në Sudan jepte lajmet prapa në sfond dëgjoheshin 'krisma të forta'

Gjenerali Abdel Fattah Al-Burhan i Forcave të Armatosura sudaneze dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë e kanë mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa përshëndeti marrëveshjen, përfaqësuesi i OKB-së në Sudan, Volker Perthes tha se ata do të jenë garant se do të respektohet armëpushimi i përkohshëm.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit të paktën 56 njerëz janë vrarë dhe afro 600 persona u plagosen vetëm në kryeqytet, Khartoum.

Ndryshe, ushtria sudaneze është besnike ndaj komandantit ushtarak, i cili është bërë sundimtari “de facto” i Sudanit, gjeneral Abdel Fattah Al-Burhan, ndërsa RSF, një njësi paraushtarake, drejtohet nga një udhëheqës i njohur si ‘Hemedti’, emri zyrtar i të cilit është gjenerali, Muhamed Hassan Dagalo.

Këto janë dy forcat kryesore ushtarake që kanë drejtuar vendin që nga revolucioni i vitit 2019 që rrëzoi nga pushteti Omar al-Bashir.

Ata nuk po arrijnë dakord për drejtimin në të cilin po shkonte vendi dhe për lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.

Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes është se si do të inkorporohen 100 mijë trupa të RSF-së në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re. /Telegrafi/

https://twitter.com/Reuters/status/1647627156552400899

Në trend Botë

Më shumë
Rritje e ekstremit të djathtë përmbys politikat kombëtare - çfarë mësuam nga zgjedhjet evropiane

Rritje e ekstremit të djathtë përmbys politikat kombëtare - çfarë mësuam nga zgjedhjet evropiane

Evropa
Njëri po fillonte fluturimin, tjetri po ateronte - momenti kur dy aeroplanë pothuajse u përplasën me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Mumbait

Njëri po fillonte fluturimin, tjetri po ateronte - momenti kur dy aeroplanë pothuajse u përplasën me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Mumbait

Botë
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Botë
Hamasi mirëpret votimin e KS të OKB-së për armëpushim në Gaza

Hamasi mirëpret votimin e KS të OKB-së për armëpushim në Gaza

Amerika
Ukraina sulmon për herë të parë me aeroplan luftarak një objektiv brenda Rusisë

Ukraina sulmon për herë të parë me aeroplan luftarak një objektiv brenda Rusisë

Botë
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Botë
Kalo në kategori