LAJMI I FUNDIT:

Foshnja nga kati i shtatë ra në duart e një kalimtari

Foshnja nga kati i shtatë ra në duart e një kalimtari

Foshnja 15 muajshe pati një fat të pabesueshëm, pasi i mbijetoi rënies nga kati i shtatë i ndërtesës në Paris. Ajo ra në një tendë të një kafiterie, fluturoi prapë përpjetë dhe ra drejt e në duart e një kalimtari të rastit.

Vajzën në moshën 15 muajsh po e ruante të hënën motra e saj 4 vjeçe. Por duke luajtur ajo ra nga dritarja e katit të shtatë, njoftuan mediat franceze.

Foshnjën menjëherë e pa një djalosh i cili bërtiti, ndërsa babi i tij me duar të drejtuara nga qielli filloi të vrapojë drejtë ndërtesës dhe e kapi beben pasi ajo ra në tendën e kafiterisë dhe kërceu drejt e në duart e tij, shkruan gazeta “La Parisien”.

“Me siguri me vite të tëra duhesh të stërvitesh në ragbi për t’i pasur ato reflekse”, tha njëri prej kalimtarëve të rastit. Policia tha se bebja nuk ka pësuar lëndime, por për çdo rast është dërguar në spital për një kontroll.


Pronari i kafiterisë tha se është fat që tenda ka qenë e hapur në ato orë të pasdites. “Zakonisht i mbylli pasi njerëzit hedhin bishta të cigareve nga banesa”, shkruan Reuters. Policia ndriçoi rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo fatkeqësi. “Prindërit nuk ishin në shtëpi, ndërsa vajzën është vështirë ta marrësh në pyetje për shkak të moshës që ka”, njoftoi policia. /Telegrafi/