LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase po i afrohen Khersonit?

Forcat ukrainase po i afrohen Khersonit?

Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovich, tha se ushtria ukrainase është më pak se 30 kilometra larg nga Khersoni, raporton mediumi Nexta, përcjell Telegrafi.

“Nga ky pozicion ju tashmë mund t’i shihni shtëpitë me dylbi në Kherson”, tha ai.


Ushtria ukrainase ka rimarrë 2,400 kilometra katrorë territor në rajonin Kherson në jug të vendit “që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë”, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit tha se gjashtë vendbanime ishin çliruar në distriktin Kherson, si dhe 61 në distriktin Beryslav.

Timoshenko tha se evakuimi i civilëve vazhdoi mes shkatërrimeve masive të infrastrukturës kritike në qytete si Arkhanhelske, Vysokopillia dhe Osokorivka, të cilat panë javë të tëra luftimesh të rënda.

Forcat ukrainase kanë bërë përparim të qëndrueshëm në Kherson që nga fillimi i një ofensive në fund të muajit të kaluar dhe sukseset e tyre kanë ngjallur kritika të rralla ndaj përpjekjeve luftarake të Moskës midis figurave pro-ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori