LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse kanë vrarë mbi 2.000 civilë në Ukrainë

Forcat ruse kanë vrarë mbi 2.000 civilë në Ukrainë

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar për numrin e civilëve, që e kanë pësuar me jetë nga sulmet e përgjakshme ruse.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, mbi 2.000 civilë janë vrarë, kanë njoftuar autoritetet e shërbimeve emergjente në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Në një kumtesë thuhet se qindra objekte, spitale, kopshte të fëmijëve e shtëpi janë shkatërruar nga forcat ruse që vazhdimisht po kryejnë sulme ajrore.


Fëmijë, gra dhe anëtarë të forcave mbrojtëse po humbin jetë çdo orë, është thënë ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/