LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse kanë depërtuar mbi 700 mijë fëmijë ukrainas në Rusi

Forcat ruse kanë depërtuar mbi 700 mijë fëmijë ukrainas në Rusi

Maria Lvova-Belova, ombudspersoni rus për të drejtat e fëmijëve, e cila kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë, raportoi se rusët kanë dërguar më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas në Rusi që nga fillimi i pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës.

Lvova-Belova pohoi se shumica e fëmijëve ukrainas u dërguan në Rusi së bashku me prindërit e tyre ose të afërmit e tjerë, raporton themoscowtimes.

Rusia ka shkatërruar 180 mijë tonë grurë të Ukrainës
Lexo po ashtu Rusia ka shkatërruar 180 mijë tonë grurë të Ukrainës

Sipas dokumentit, pothuajse 1500 fëmijë nga jetimoret ose fëmijë pa kujdes prindëror u deportuan në territorin e Rusisë: 288 fëmijë nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut (DNR) u vendosën në familje kujdestare ruse.


Fëmijët nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Luhanskut (LNR) thuhet se u kthyen në jetimoret nga të cilat u morën, por më vonë 92 fëmijë u vendosën gjithashtu tek familjet ruse.

Nga prilli deri në tetor të vitit 2022, rusët vendosën 380 fëmijë nga Donbass në familjet ruse. Në dokument thuhet se atyre u është hequr kujdesi prindëror.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quajti “të ekzagjeruar” historinë e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas nga Rusia.

Sipas raporteve zyrtare të autoriteteve ukrainase, 19,546 fëmijë janë dëbuar nga Ukraina në Rusi që nga 24 shkurt i vitit 2022. Këto janë vetëm raste të dokumentuara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar ose dëshmitar i dëbimit raporton në Byronë Kombëtare të Informacionit të Ukrainës.

Deportimi i fëmijëve ukrainas në Rusi është një krim lufte. GJNP ka lëshuar urdhër arresti për Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, të cilët dyshohen për kryerjen e këtij krimi. Deri më tani, autoritetet ukrainase kanë arritur të kthejnë vetëm 386 fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kalo në kategori