LAJMI I FUNDIT:

Fondi që falimentoi Argjentinën merr në dorë klubin e Milanit

Fondi që falimentoi Argjentinën merr në dorë klubin e Milanit

Fati i Milanit tashmë ka kaluar në duart e “Elliott Management”, fondi që dërgoi Argjentinën drejt kolapsit financiar 15 vjet më parë.

Për tifozët kuqezi nuk është tamam një lajm i keq, pasi fakti që Jong-Hong Li mbështetet nga një grup më buxhet 31 miliardë dollarë përbën një garanci të fortë ekonomike.

Sidoqoftë, burime pranë fondit amerikan bëjnë të ditur se ky fond nuk ka për qëllim investime në përforcimin e Milanit, por do të ndihmojë Li në gjetjen e investitorëve të mundshëm që do ta shoqërojnë në menaxhimin e kuqezinjve. Qëllimi i Jonghong ishte të gjente një kompani përfaqësuese duke premtuar se paratë e nevojshme do t’i siguronte nga disa investitorë kinezë, por pa e mbajtur premtimin dhe duke detyruar SES (kompania që duhet të blinte Milanin) të dilte nga marrëveshja.


Fondi “Elliott”, gjatë krizës së Argjentinës, bleu bono Thesari të shtetit amerikanojugor me çmim shumë të ulët. Më pas hodhën në gjyq shtetin, së bashku me fonde të tjerë, duke kërkuar ristrukturimin e borxhit dhe, në fund, këto fonde të rimbursoheshin nga shteti.

“Elliott” e fitoi këtë betejë ligjore duke e detyruar Argjentinën të shpallte falimentimin e dytë. Presidentja argjentinase Kirshner, e cilësoi këtë fond si një fond grabitqar.

Në trend Sport

Më shumë
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori