LAJMI I FUNDIT:

Fondet e IPAS-s nuk sjellin rezultatet e pritura

Fondet e IPAS-s nuk sjellin rezultatet e pritura

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare IPA 2015 në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.

Në fokus të përfitimit të këtij fondi, sipas Qeveri së Kosovës, do të jenë sektorët: sundimi i ligjit, energjia, si dhe bujqësia dhe zhvillimi rural.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, gjatë paraqitjes për miratim të kësaj nisme, ka bërë me dije se programi për herë të parë është bazuar në qasjen e re të përkrahjes për sektorë në kuadër të IPA 2. Sipas tij, kjo nënkupton fokusin në një numër më të përzgjedhur të prioriteteve por me një asistencë më voluminoze financiare për të kontribuar në ndryshime sektoriale dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë: sundimi i ligjit, energjia, si dhe bujqësia dhe zhvillimi rural. “Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Çollaku.


Kurse profesori i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, fondet e IPAS-s janë instrumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian në funksion të përgatitjes, përkatësisht parapërgatitjes së shteteve për anëtarësim. Sipas tij, fondet e IPA1 nuk janë treguar efektive, pasi nuk kanë dhënë efektet e pritura. “IPA, si program financiar i Bashkimit Evropian, është ndarë në dy faza. Faza e parë e IPA-s ka përfunduar në vitin 2014 dhe mund të themi se kjo fazë nuk i ka dhënë efektet e pritura që është dashur të ndodhin, sepse ka nënkuptuar përgatitjen të gjitha kapaciteteve institucionale të Kosovës dhe kur flasim për kapacitete institucionale të Kosovës, kjo e arritur në fakt nuk duket dhe këto kapacitet nuk janë të nivelit çfarë do të duhej të ishin”, ka thënë Nazreku, duke shtuar se një dallim tjetër midis IPA 1 dhe IPA2 është pasi tek IPA1 kanë qenë fondet e dizajnuara për fusha të caktuara që kryesisht kanë shkuar në mbështetjen e kapaciteteve administrative të Kosovës. “Sa i përket IPA2, pavarësisht parave që do të jepen nga Bashkimi Evropian, kjo do të varet esencialisht nga shkalla e projekteve që i dërgon Qeveria e Kosovës, përkatësisht kapacitetit absorbues të Kosovës”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, duke pasur parasysh që faza e parë apo IPA1, s’ka dhënë efekte të mira, përkatësisht kapacitete e Kosovës nuk janë ndërtuar sa duhet, rrjedhimisht kapacitete tash absorbueses për IPA2 janë mjaft të ngathta.

I pyetur se kush duhet ta bartë përgjegjësinë për mosefikasitetin e këtyre fondeve, Mazreku është përgjigjur se për IPA1 përgjegjësia bie mbi Bashkimin Evropian, pasi të gjitha mjetet që janë destinuar për mbështetjen e kapaciteteve administrative të vendit nuk kanë dhënë efektet e pritura, pasi një nga problemet kryesore në Kosovë është pikërisht administrata publike. Por, sipas tij, përgjegjësia bie dhe te Qeveria e Kosovës, pasi një nga problemet kryesore është arritja e një shkalle efektive.

Se fondet e IPAS-s nuk janë shfrytëzuar në mënyrë të duhur dhe nuk kanë sjellë efektet e pritura ka thënë dhe drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale “STRAS”, Ibrahim Rexhepi. “Nëse kemi parasysh të kaluarën dhe efektet e mëparshme, atëherë s’ka arsye për inkurajim, meqenëse nuk ka pasur ndonjë ndikim të fuqishëm në rritje ekonomike në përfaqësimin dhe rritjen e sigurisë për ambientin ekonomik dhe problemet sociale. Prandaj, përvojat e deri tashme nuk na tregojnë se këto çështje janë me qëllim të përmbushjes së një interesi të përgjithshëm”, është shprehur Rexhepi.

I pyetur nga gazeta “Epoka e re”, se kush duhet ta bartë përgjegjësinë për këtë, Rexhepi është përgjigjur se përgjegjësinë për këtë duhet ta bartë Qeveria e Kosovës. “Përgjegjësia duhet ta bartë ai që ka pasur mandatin dhe autorizimin për implementimin e projekteve, e kush tjetër pos Qeveria e Kosovës, ajo duhet t’i bartë përgjegjësitë, qoftë në zbatimin e reformave, qoftë dhe në forcimin e çështjes së bujqësisë dhe energjetikës, në qoftë se edhe këtu do të këtë dështim, atëherë s’ka fajtorë tjetër pos Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndërkaq sa i përket dedikimit të këtyre fondeve në sektorin e sundimit të ligjit, të energjisë dhe të bujqësisë, Rexhepi ka thënë se ky dedikim i fondeve është i qëlluar, pasi, sipas tij, forcimi i këtyre sektorëve mund të sjellë zhvillim ekonomik. “Forcimi dhe funksionimi i shtetit ligjor, është problem esencial i Kosovës. Këtu duhet të ketë reforma ë thella dhe shumë të shpejta. Është shumë i qartë problemi i energjetikës, sepse pa pasur energji s’mund të paramendohet një zhvillim i mirëfilltë. Edhe bujqësia është një potencial që premton mirëqenie dhe punësim, prandaj është shumë normale dhe e kuptueshme që janë fokusuar në këta tre sektorë”, ka deklaruar Rexhepi. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori