Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, thotë se kostoja vjetore e skemave të përfitimeve, të lidhura me luftën në Kosovë, është duke u rritur me shpejtësi të madhe dhe do të mundë të arrijë shumën prej 100 milionë eurosh apo edhe më shumë deri në vitin e ardhshëm kundrejt 60 milionë eurove që ishin ndarë në buxhetin e vitit 2016 për të gjitha skemat e dala nga lufta.
Këto komente Vermeulen i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se kjo shumë është e barabartë me shumën e të gjitha shpenzimeve të qeverisë qendrore në shëndetësi dhe arsim.
“Roli i veteranëve të luftës për të siguruar pavarësinë e Kosovës dhe sakrifica e tyre janë të mirënjohura dhe duhet të vlerësohen. Sikurse në çdo vend tjetër të botës, çështja kyçe ka të bëjë me mënyrën më efektive për ta treguar mirënjohjen për veteranët e luftës për shërbimin e tyre dhe për ta mbështetur rolin e tyre efektiv në jetën civile”, tha Vermeulen.
Ishte paralajmëruar se skema e veteranëve të luftës do të kishte rreth 15.000 deri 20.000 veteranë të luftës. Por, deri më sot, ai thekson se numri i veteranëve të certifikuar të luftës veçse tejkalon 30.000 dhe vazhdon të rritet.
“Për më tepër, kur filloi së zbatuari skema në tetorin e vitit të kaluar pritej që deri në 13.000 veteranë të luftës do të kualifikoheshin për ndihmë me të ardhura, të ashtuquajturin pension të veteranëve të luftës, i cili përcakton se atë mund ta marrin vetëm veteranët që nuk kanë të ardhura. Megjithatë, është e mundur që deri në fund të këtij muaji më shumë se 22.000 veteranë të luftës do ta marrin këtë pension, ndërsa ky numër është duke u shtuar dita-ditës. Sikur kjo të mos mjaftonte, tani ka kërkesa që të zgjerohet edhe numri i invalidëve të kualifikuar të luftës, 17 vjet pas përfundimit të luftës”, tha Ruud Vermeulen, përfaqësues i FMN-së në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp