LAJMI I FUNDIT:

FMN: Italia edhe 20 vjet në mjerim ekonomik

FMN: Italia edhe 20 vjet në mjerim ekonomik

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se Italia përballet me dy dekada të rritjes së stagnuar ekonomike.

FMN ka thënë se rritja ekonomike në këtë vend do të jetë nën 1 për qind këtë vit, më pak se parashikimet e mëparshme prej 1.1%.

FMN ka thënë se Italia nuk do të arrijë nivelet e para-krizës deri në vitin 2025, kohë kur fqinjët e saj do t’i kenë ekonomitë deri në 25 për qind mbi nivelet e 2008-ës.


Italia është vendi i tretë më i madh në Eurozonë.

Italia ka 11 për qind papunësi, ndërsa sektori i saj bankar është në krizë. /Telegrafi/