LAJMI I FUNDIT:

FMN e shqetësuar me korrupsionin në Ukrainë

FMN e shqetësuar me korrupsionin në Ukrainë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se është e shqetësuar në lidhje me dorëheqjen e papritur këtë javë të ministrit të ekonomisë ukrainase. Ai ka dhënë dorëheqje këtë javë duke e përmendur arsye korrupsionin.

“Unë i vlerësoj përpjekjet e tij. Njoftimi për dorëheqjen e tij, i bërë së fundi, është shqetësues” ka thënë ajo të enjten, teksa është pyetur rreth dorëheqjes së Aivaras Abromavicius. Ky i fundit ka thënë se dorëhiqet, mes të tjerash, për shkak të ryshfetit nga një aleat i afërt i presidentit Petro Poroshenko.

“Nëse akuzat e bëra në aktin e dorëheqjes janë të sakta, atëherë ky është një tregues se masat kundër korrupsionit, me të cilat është dashur të merrej qeveria, ende duhet punuar në to”, ka thënë shefja e FMN-së.


FMN-ja është burimi kryesor i financimit për shpëtimin e Ukrainës, e cila po përballet më krizë si rezultat i rënies së çmimit të mallrave dhe embargos tregtare nga Rusia, raporton Rel.

FMN e ka një program të ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 17.5 milionë dollarësh, e cila shumë kushtëzohet me miratimin e reformave ekonomike dhe luftimin e korrupsionit në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori